E shtune, 08.02.2025, 04:59 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Të rreshtuar prapa gënjeshtrës politike të pushtetit!

E hene, 27.01.2025, 06:59 PM


Ndue Ukaj:

"Pavarësia e Amerikës është simbol i pavarësise dhe lirisë për të gjithë popujt mbi tokë"- thonte Ibrahim Rugova, njeriu që fliste, atë që e besonte.

Këtij tregimi politik i ka besuar edhe UÇK-ja e drejtuesit e saj. Dhe duke i besuar këtij tregimi politik, ne kemi fituar krejt çka kemi synuar tash e dy dekada e gjysmë, dhe në historinë tonë disashekullore, për ne, kjo kohë është më e mira e me rezultatet më madhore historike.

Prandaj, sot, është tragjike të shohësh mes nesh plot trushpëlarë, në Kosovë e diasporë, që janë rreshtuar prapa gënjeshtrës politike të pushtetit të sotëm, që te udhëheqësit e sotëm amerikanë, ashtu si tek ata djeshmit, shohin rrezikun për Kosovën. Kjo është gënjeshtra më dashakeqe dhe barriera më e madhe që ka vendi ynë.

Popujt që kanë ndjekë gënjeshtra të tilla politike, kanë përfunduar në tragjedi.

Ne nuk guxojmë t'i ndjekim këto tregime që i ka trilluar politika e sotme, sepse ka rrezik të kthehen në fatalitet.

Këta zëdhënësit e këtyre ideve të përdala, po ta

respektonin historinë e Kosovës, ashtu siç e ka respektuar dhe e respekton Amerika, ne do të ishim larg më mirë seç jemi sot.

Kosova, duke ecë me Amerikën e perëndimin dorë për dore, ka korrë fitoret më të mëdha në historinë tonë disashekullore.

Turshpëlarë, këqyrnu ndonjëherë në pasqyra!



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora