E merkure, 30.04.2025, 03:45 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kosova është në acar të egër politik, i shkaktuar nga Albin Kurti dhe llavat e tij injorante

E enjte, 16.01.2025, 07:58 PM


Ndue Ukaj:

Kosova është në acar të egër politik dhe në një çoroditje të pashpjegueshme politike, të shkaktuar nga Albin Kurti dhe llavat e tij injorante, me tru sa të peshkut.

Kurti e ka stërkeqë politikën dhe tani ajo është larg kuptimit të vërtetë që përfaqësonte dikur, si një veprimtari fisnike, në funksion të së mirës së përbashkët.

Ai e ka reduktuar politikën në terma banalë, mllefi, piskama, britma e gërvallje injorantësh.

Qeverisja e keqe e Kurtit, nuk ka lidhje me sovranitet e integritet dhe këtë e kupton secili njeri që ka një grimë mend.

Nuk ka të keqe më të madhe për Kosovën se sa futja e saj nën sanksione të perëndimit dhe kjo është njollë e zezë e damkë historike për popullin tonë.

Dhe ky largim prej perëneimit ka motive të pastra ideologjike.

Prandaj kjo është pabesi. Dhe vërtet nuk ka pabesi më të madhe ndaj Kosovës se sa të krijosh hendek mes Kosovës e perëndimit, kjo është një humnerë drejt së cilës e shtyjnë Kosovën krejt ata që nuk e

duan këtë republilkë e as historinë e saj.

Po, qeverisja e keqe e Kurtit ka qitë barriera të mëdha mes Kosovës e botës demokratike, ka qitë barriera mes njerëzve të Kosovë, e të cilat, mendjet e droguara ideologjike nuk mund si t'i kuptojnë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx