Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Populli i Kosovës po i del përballë furisë primitive politike
E merkure, 15.01.2025, 07:58 PM
Ndue Ukaj:
Historia
njerëzore tregon se veprat e mëdha të njerëzimit, janë vepra të dashurisë, të
mirësisë e të solidaritetit dhe jo të urrejtjes.
Urrejtja
sjell dhunë dhe pushtet të gënjeshtrave.
Një
mik i imi prej Tirane, i shqetësuar me këtë gjuhë, para një kohe më tha:
"Ne
duhet të çlirohemi nga diktatura e urrejtes së gjuhës."
Po,
kjo diktaturë e urrejtes së gjuhës i paraprinë çdo të keqe, është armiku më i
madh i vendit tonë, barriera kryesore, që e pengon zhvillimin, është
mendësia
që e ka futë vendin tonë nën sanksione të perëndimit, duke ka lënë prapa krejt
rajonit dhe duke katandisë në mjerim të thellë.
Kjo
mendësi e urrejtes, nuk e do mendimin alternativ. Nuk e pëlqen demokracinë
perëndimore.
Kjo
mendësi nuk e do lirinë e medias.
Kjo
mendësi nuk i duron sukseset e bizneseve, sepse është mendësi e varfërisë dhe
izolimit, shpirtërore e fizik.
Por,
jam i bindur se populli i Kosovës tashmë po i del përballë kësaj furie
primitive politike, lëvizjës së pallavrave idologjike e dokrrave patriotike dhe
do ta ndëshkojë.
Populli
i Kosovës di të refuzojë estetikisht, në mënyrë të mrekullueshme.