Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Albin Kurti, injorant politik
E marte, 04.02.2025, 08:24 PM
Ndue
Ukaj:
Tema
e vetme në të cilën Albin Kurti është i vërtetë, është beteja e tij egërshane
kundër Amerikës e Europës. Në këtë temë, është i palëkundur. Sepse, këtë betejë
e ka bindje dhe e mbron me fanatizëm, prej kur është në skenën publike.
Si
marksist i formuar me troha ideologjike, ai është edhe një injorant politik.
Qeverisja e tij përfaqëson një injorancë të pashpjegueshme. Kurse, në këtë
fushatë, injoranca dhe arroganca, janë bërë bashkë e po e shfaqin fytyrën e
shëmtuar.
Ajo
çka ai dhe partia e tij e pallavrave patriotike, i propozojnë shoqërisë sonë,
është mjerimi, sipas parimeve të mirënjohura enveriste:
“Ne
do t’i mbrojmë parimet marksizëm-leninizmit, dhe sikur të detyrohemi të hamë
vetëm bar.”
Dhe
në këtë pikë, e vërteta është se këta banditë e shkretojnë një vend, prapa lënë
mjerim e shkatërrim, ama vetë nuk hanë bar, të tjerët i detyrojnë të han bar,
kurse vetë ngjyejnë fort e thellë në korrupsion.
Dhe
nëse e analizojmë pak më thellë, Kurit del një udhëheqës tipik oriental, me
bindje e botëkuptime të tilla. E, orientali shqiptar, siç e përshkruante i
dituri Krist Maloki, në analizën e tij “Oriental apo okcidental” të botuar në
vitin 1937 te “Hylli i Dritës “në shpirtin e vet asht kryekëput rrënimtar, asht
destruktiv.”