Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Albin Kurti, injorant politik

| E marte, 04.02.2025, 08:24 PM |


Ndue Ukaj:

Tema e vetme në të cilën Albin Kurti është i vërtetë, është beteja e tij egërshane kundër Amerikës e Europës. Në këtë temë, është i palëkundur. Sepse, këtë betejë e ka bindje dhe e mbron me fanatizëm, prej kur është në skenën publike.

Si marksist i formuar me troha ideologjike, ai është edhe një injorant politik. Qeverisja e tij përfaqëson një injorancë të pashpjegueshme. Kurse, në këtë fushatë, injoranca dhe arroganca, janë bërë bashkë e po e shfaqin fytyrën e shëmtuar.

Ajo çka ai dhe partia e tij e pallavrave patriotike, i propozojnë shoqërisë sonë, është mjerimi, sipas parimeve të mirënjohura enveriste:

“Ne do t’i mbrojmë parimet marksizëm-leninizmit, dhe sikur të detyrohemi të hamë vetëm bar.”

Dhe në këtë pikë, e vërteta është se këta banditë e shkretojnë një vend, prapa lënë mjerim e shkatërrim, ama vetë nuk hanë bar, të tjerët i detyrojnë të han bar, kurse vetë ngjyejnë fort e thellë në korrupsion.

Dhe nëse e analizojmë pak më thellë, Kurit del një udhëheqës tipik oriental, me bindje e botëkuptime të tilla. E, orientali shqiptar, siç e përshkruante i dituri Krist Maloki, në analizën e tij “Oriental apo okcidental” të botuar në vitin 1937 te “Hylli i Dritës “në shpirtin e vet asht kryekëput rrënimtar, asht destruktiv.”