Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Antiamerikanizmi në Kosovë është antishqiptarizëm
E enjte, 06.02.2025, 07:55 PM
Ndue Ukaj:
Krenaria
antiamerikane, të cilën e manifestojnë disa shqiptarë trutharë e idiotë, të
infektuar me virusin ideologjik komunist, që është virus antiamerikan, nuk ka
lidhje me patriotizëm, nuk i shërben Kosovës, por është një sëmundje e
rrezikshme që kërkon kurim urgjent.
Shkrimtari
më i madh shqiptar dhe njëri prej njerëzve me kontribut madhor për lirinë tonë,
Ismail Kadare, duke i trajtuar mosmarrëveshjet tona kombëtare, ka thënë
qartësisht se antieuropianizmi është antishqiptarizëm.
Po,
sot, antiamerikanizmi në Kosovë është antishqiptarizëm i pastër dhe duhet të
luftohet prej secilit njeri normal që e do vendin e vet më shumë se një aksh
lider, cilido qoftë ai.
Kosova
që katër vite është udhëheqë prej një qeveri që ka treguar se e ka thellë në
zemër mendësinë joperëndimore - dhe ky fakt i shpjegon të gjitha rrjedhat
tjera: izolimin, sanksionet e armiqësitë me të gjithë.
Historia
jonë e tri dekadave, ngjarjet themelore që e kanë karakterizuar atë, na
tregojnë me saktësi, se në krye të vendit tonë nuk është një kryeministër që i
është tekur këto katër vite të ketë mosmarrëveshje me Amerikën, për gjoja
sovranitetin në veri e përralla patriotike, por një njeri, i cili prej se është
në skenën publike, pra, prej Konferencës së Rambujes e deri në ditën e sotme,
është në kundërshti të plotë me Amerikën.
Prandaj,
në këto zgjedhje, shqiptaret Kosovës përcaktohen mes lirisë perëndimore apo
tentativave për të rrëshqitë në despoti orientale.
Krejt
tjerat janë rrena të mëdha.
Qeveria
e sotme nuk ka lidhje me konceptet perëndimore për shtetin, demokracinë e
lirinë, gjë të cilën e ka manifestuar që katër vite në pushtet.
Kjo
pushtet i territ dhe i synimeve të errëta për të “vendosë fuqinë aty ku duhet
të jetë drejtësia” (G. Orwelli), duhet të ketë fundin me 9 shkurt, që vendi ynë
të ruajë ekzistencën e vet, të tillë çfarë e ka, pra, ta ruajë lirinë,
demokracinë dhe pavarësinë.
Kosova,
të gjitha fitoret i ka korrë së bashku me Amerikën dhe Europën.
Prandaj,
kurrë nuk është tepër të thuhet se Amerika, që tri dekada, ka treguar kujdes
për vendin tonë si për oborrin e vet.
Dhe,
kurrë nuk është vonë pendimi. Kurrë nuk është vonë që njerëzit e droguar me
ideologji, të shkunden e të pranojnë se janë gabuar, se janë mashtruar për
shkak të dozës së madhe të pijes së urrejtjes ideologjike që e kanë pirë pa
masë. Sepse, ideologjia është opium i tmerrshëm e kur bie në midenë e njerëzve
të paushqyer me dije, shkakton çrregullim të madh.
Po,
pendimi është vlerë e cilësi e madhe njerëzore, po, pendimi është humanizëm i
shkallës sipërore. Dhe Kosova e sotme ka nevojë të përjetojë një katharsisë të
madh.