Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Jeta jonë shoqërore është mbushur me banditë të ngjashëm me Haxhi Qamilin
E diele, 25.05.2025, 06:57 PM
Ndue Ukaj:
Shpirti
i Shqiparit ka qenë anarkist dhe kështu nuk ka patur kurrë ide Shteti, thoshte
Vangjel Koça gati para një shrkulli.
Sot,
në Kosovë, kjo fjali tingëllon si profeci kobzeze.
Prandaj,
ata që mendojnë se koha e Haxhi Qamilit dhe banditëve si ai i përket historisë,
janë gabim ose janë aso krijesash që zellin për shërbim e kanë cilësinë më të
naltë jetësore dhe veç i shohin shkronjat e i dëgjojnë tingujt e gjuhës, por
nuk lodhën ta ushtrojnë mendjen që të kuptojnë ndonjëgjë.
Plot
banditë të llojit të Haxhi Qamilit është mbushë jeta jonë shoqërore. Dhe, siç
ka thënë Ismail Kadare, “Haxhi Qamilët e sotëm janë të palodhur dhe ndryshe nga
banditi i dikurshëm analfabet, këta të sotmit, që dinë shkrim e këndim, janë
edhe më të rrezikshëm.”
Meqë
këta të sotmit dinë shkrim lexim, kamuflohen dhe nuk dalin sa i ta luftojnë
shtetin hapur, këta e gërryjnë prej brenda.
Shteti
ynë është i bllokuar, brenda dhe jashtë, është nën sanksione dhe me një
mishmash problemesh pa krye.
Me
këto standarde kaq të mjera dhe me këtë përçudni kaq të madhe, si na mendon dhe
si na sheh bota?
Jam
fort i bindur se na sheh pikërisht siç ka thënë Faik Konica gati para një
shekulli:
"Ta
dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më
shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju
them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie
në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush
arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm,
bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re
popullit.”
Po,
me siguri, bota na sheh si një vend i prapambetur, e me do krijesa që nuk kanë
aftësi minimale për shtet ose si një shoqëri belbanësh që mund të prodhojnë
tinguj, por që s’ dinë të kuptohen për asgjë.
Në
fakt, ne historinë tonë të vonshme, ne, nuk është se ndonjëjerë jemi marrë vesh
për ndonjë gjë për interes të përbashkëta, vetë, pa ndërhyrje pozitive të
perëndimit.
Ama
si të çmendur, përditë shfryejmë kundër perëndimit, me do parulla primitive se
Europa na ka borxh, pa e pyetë ndonjëherë veten: po ne a i kemi borxh Eurpës?
Po vendit ton?
Në
momentet kryesore të historisë sonë, perëndimi na ka kapë përdore dhe na ka ulë
që të flasim.
Kjo
çka po ngjet me vendin tonë tani as mjerim nuk mund të quhet, se mjerimi është
një gjendje njerëzore që njerëzve iu nxit idealet për shtegdalje.
Duket
se haxhiqamilizmi është ulë kambëkryq
mes nesh dhe po e gërryen shtetin që e kanë krijuar idealistët e mëdhenj.