| E merkure, 06.08.2025, 06:55 PM |
Ndue Ukaj:
Vendin
tonë, nuk e kërcënon e as nuk e cenon askush më shumë se mendësia e bandave
institicionale, tipike të llojit duambabistë, që e kanë futë vendin tonë nën
sanksione dhe nuk çajnë kokën për këtë, dhe për çdo dështim, me tejqyra në
duar, kërkojnë armiq kudo jashtë. Dhe kur bëhen sikur e gjejnë një, eksitohen,
dalin në publik dhe e shfaqin vullgaritetin patriotik.
Ju,
faqezinj, e keni futë vendin tonë në njëlloj anarkie të përçudme politike e
juridike, prandaj, kot kukurisni e kërkoni fajtorë. Ju jeni e keqja e këtij
vendi, fajtorët për këtë çmendurie, për çka keni dhënë prova pafund e për çka
do t’ju mbajë mend historia.
Ju
keni rrënuar urat e Kosovës me botën dhe në mënyrën me neveritëse shtireni se
po ndërotni ura patriotike në Mitrovicë.
Ju
keni konsoliduar një diktaturë të frikshme të injorancës dhe i keni mbyllë
portat e dialogut.
Është
fatkeqësi ama po duket se historia për ne, po përsëritet, dhe atë në formën ma
tragjike të mundshme: ju po jepni prova
se jeni armiqtë më të mëdhenj të këtij vendi, e keni asfikësuar demokracinë dhe
keni krijuar barriera të tmerrshme mes vendit tonë e botës, duke ia pamundësuar
njeriut të këtij vendi të përfitojë prej të mirave të demokracisë dhe
qytetërimit demokratik.