Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Viti i mbrapshtë i Kosovës
E merkure, 09.07.2025, 04:51 PM
Ndue Ukaj
Viti
i mbrapshtë i Kosovës
Errësira
ka mbështjellë gjithçka
e
ata që mbajnë shandanë drite, janë rralluar.
Dikush
e lexon “Vitin e mbrapshtë” të Kadaresë
dhe
shfleton shtresat e dhimbjeve nëpër histori.
Flet
me Shestan Verdhën, pi një gotë raki rrushi.
Në
heshtje numëron humbjet
dhe
dëgjon si troket dëshpërimi,
në
një vend ku dëshirat për të luftuar errësirën,
janë
tkurrë,
e
ku derrat e lumtur flenë në shtrate të buta,
këtu,
ku bandat kryqëzojnë lirinë.
Larg
në qiell, hëna është tkurrë
dhe
i ngjan një guace të lënduar.
“Më
ndjell zemra, vendi ynë po prishet”-ofshan njëri.
“Jo,
duam babën”- ulërin tjetri.
Rrugët
janë të shtruara me mjegull.
Njerëzit
ia ngulin sytë mjegullës
dhe
befasohen se nuk shohin.
Se
këtu njerëzit pikturojnë fatin,
brenda
kornizave të zeza të urrejtjes.
Shqiptarët
janë çmësuar me shtetin,
thotë
me lot në sy famullitari,
në
banketin e dëshpërimit.
Lexuesit
i mbushen sytë me lot
dhe
e sheh si marshojnë idiotët
drejt
altarit të lirisë.
Se
këtu njerëzit grinden
se
cila errësirë është më e zezë.
Ata
që kanë shikim më të kthjellët,
shohin
si iu gërryhet liria dhe nuk bëzajnë.
Se
këtu, shtresat e mashtrimit kanë ndërtuar
një
tempull ku luten njerëzit e
ku
konsakrohet jeta e atyre që gërryejnë lirinë.
Ndaj,
mëngjeset pikojnë si këngë vaji.
Mbrëmjet
kanë pamje sterrë dëshpërimi.
Se
këtu, nëse e pështyn idiotin,
ai
nxjerr gungën e pushtetit,
shikon
qiellin dhe thotë se po bie shi.