E premte, 24.10.2025, 12:02 AM (GMT+1)

Editorial

Gjon Keka: 2-vjetori i Lëvizjes së Deçanit tregon se popullit të Kosovës po i rikthehet imazhi i tij natyror dardan-europian

E enjte, 23.10.2025, 07:00 PM


Dy vjetori i Lëvizjes së Deçanit tregues se popullit të Kosovës po i rikthehet imazhi i tij i natyrshëm dardan-europian dhe vitaliteti i tij i humbur

Nga Gjon Keka

Në ditën e 20 tetorit të vitit 2023 ditë kjo që do të mbetet në histrinë e re të Kosovës, me anë të një deklarate publike i hodhi hapat e parë themeltar Lëvizja kombëtare e Deçanit e cila e përbërë si nismëtar nga disa burra e gra, të ri e të reja vendosën t'i dalin përballë haptas e me guxim Kastriotian ideologjisë islamike që po e njolloste e sulmonte themelin e kombit tonë, figurat kryesore të historisë së kombit tonë, familjen si themelin e shoqërisë dhe kombit, popullit e shtetit, dhe njeriun e lirë si dhe laicitetin e shtetit të Kosovës.

Sot kur po shkruaj këto rreshta me rastin e dy vjetorit, po më kujtohet gëzimi i daljes së parë të kësaj Lëvizje kombëtare, ku një nga ideatorët e saj, mikun tim të respektuar e bashkëatdhetarin e palëkundur Prof. Vesel Lekaj e pata njohur që më parë dhe patëm bashkëbiseduar në Zadar (Zarë) të Kroacisë idetë e tilla në shërbim të mbrojtjes së identitetit dhe kulturës sonë shpirtërore e kombëtare dardano-arbërore europiane.

Në fakt kur pata dëgjuar nga ai për këtë ide-projekt kombëtar, pra për këtë Lëvizje e pata përshëndetur dhe përgëzuar për një iniciativë të tillë kombëtare, që ka për qëllimin ruajtjen e vlerave tona dhe identitetit kombëtar dardano-arbëror europian. Aq më tepër kur dihet se kjo lëvizje e kërkoi idealin e saj në të kaluarën e historisë sonë kombëtare, pra u mbështet në figurën themeltare të kombit tonë kryeheroin Gjergj Kastriotin (Skënderbeun).

Sot kur kjo Lëvizje kombëtare po feston dy vjetorin e saj ka lënë pas vetes jo vetëm gjurmë por edhe ndjekës besnik që me përkushtim punojnë në rikthimin dhe ringjalljen e popullit tonë dhe orientimin e tij në udhën e natyrshme të rikthimit në familjen europiane aty ku e ka vendin historikisht, aty ku ia siguroi vendin dhe rolin kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti si mbrojtës i civilizimit të përbashkët europian.

Duke ditur se për Lëvizjen Kombëtare të Deçanit, ashtu si edhe për një pjesë të popullit që ka vetëdije të qartë kombëtare, kujtesa e së kaluarës ka një rëndësi shumë të madhe, dhe se mbështetja në të kaluarën historike do të thotë themel apo shkëmb mbi të cilin ajo ecën, frymëzohet dhe punon për brezat e ardhshëm dhe për të ardhmen e shoqërisë dhe të kombit tonë iliro-arbëror evropian.

Ashtu si Gjergj Kastrioti dhe arbërorët e tij të Lidhjes së Lezhës konsideroheshin kampionë të lirisë së Arbërisë nga zgjedha e pushtuesit osman dhe ideologjia islamike, po kështu në shekullin tonë Lëvizja Kombëtare e Deçanit është bërë kampione e lirisë së popullit të Kosovës nga ideologjia islamike dhe ka ndihmuar në rikthimin e popullit në rrënjët e tij, tek vetvetja e tij e natyrshme, sepse njohja e vetes është hapi më i madh që një njeri dhe një popull mund të bëjnë gjatë historisë së tij.

Po shihet çdo ditë se sa e rëndësishme është dalja e Lëvizjes Kombëtare të Deçanit për popullin e Kosovës dhe kombin në përgjithësi, sepse me hapin që mori ajo, popullit të Kosovës po i rikthehet vitaliteti i humbur, po i rikthehet imazhi i tij i natyrshëm dardan-arbëror dhe evropian, po i rikthehet vetvetes për të ecur në dritë dhe krahas kombeve të tjera si një popull, shtet e komb me dinjitet, që mban vulën e Gjergj Kastriotit në ballin e tij si shenjë të evropianitetit të rrënjosur.

Sikur dihet dalja e Lëvizjes kombëtare të Deçanit ndezi zemërim e urrejtje por edhe kundërshtime nga më të çmendurat, madje disa edhe lëshuan shpërthime të tilla pasioni nga më të ndryshmet saqë as makineria e pushtuesve nuk do të kishte aq urrejtje sa patën ndjekësit e ideologjisë islamike dhe disa individë e grupe që sigurisht që nuk e kuptuan apo nuk deshën ta kuptonin rëndësinë e kësaj Lëvizje dhe misionit të saj të qartë kombëtar e orinetues të popullit të Kosovës në rikthimin te vetja dhe rrënjët e tij pa të cilat nuk ka as të tashme e as të ardhme të sigurtë kombi ynë, shteti ynë dhe brezat e ardhshëm.

Dhe e gjithë kjo, pra i gjithë ky sulm e urrejtje u bë për shkak të gjuhës së qartë kombëtare që përdori Lëvizja kombëtare e Deçanit, pra për shkak të ftesës së saj për të braktisur një ideologji fetare prapanike dhe të dëmshme e të rrezikshme për kombin tonë dhe të ardhmen e brezave, pra të ftesës për rikthim te rrënjët e veta, se fitilit të urrejtjes i fryenin pikërisht ata që nuk donin të riktheheshin dhe madje as të dëgjonin për rikthim të vetja e te rrënjët, sepse i prisheshin planet që kishin për ta shkatërruar Kosovën nga brenda me anë të ideologjisë islamike që ushqehet nga dora e armiqëve të kombit tonë.

Rrënjët e Lëvizjes kombëtare të Deçanit janë të rrënjosura thellë në tendencat zhvillimore të shoqërisë moderne të Kosovës. Ato janë historikisht shumë të justifikuara dhe çdo pengim artificial i tyre nënkupton gjithashtu një pengim të zhvillimit shoqëror, një pengim të lirisë së zgjedhjes, të lirisë së besimit, të lirisë thememlore të njeriut, të shoqërisë së lirë e popullit, një pengim të Kosovës në udhën e saj të rikthimit në familjen europiane, pra të integrimit të shtetit të Kosovës në institucionet euroatlantike.

Dhe krejt në fund në këtë dy vjetor Lëvizja pati në organizim të mirë festiv sa edhe fjalimet nga personalitete të ndryshme të fushave të ndryshme që nga profesorë, intelektualë, ambasadore, poetë e shkrimtarë etj. i dhanë kuptimin përvjetorit të saj dhe mesazhet për të ecur përpara, sepse vetëm kjo është rruga e duhur e popullit të Kosovës dhe rikthimit të saj te vetja dhe familja europiane. Si në ditën e parë të daljes së saj edhe sot këto ide kanë gjetë mbështetës entuziastë e të shumtë që për çdo ditë po i bashkohen dhe rikthehen rrënjëve e vetes së tyre sepse duan të jenë dardano-arbëror e jo të huaj në mesin e kontinentit europian.

Nisur nga kjo, Lëvizjes Kombëtare të Deçanit i uroj përvjetorin e dytë dhe shpresoj e besoj se misioni kastriotian për shpëtimin e identitetit dhe fytyrës së popullit të Kosovës dhe të kombit tonë do të realizohet në frymën e Gjergj Kastriotit, si shembull i parë i rikthimit, orientimit dhe i vulës që ka marrë bojë të gjakut të lirisë, në mënyrë që kombi ynë të rikthehet ashtu si e ka krijuar Natyra dhe Zoti, në familjen e saj europiane, dhe jo si i huaj në djepin dhe civilizimin e kontinentit europian.


https://www.youtube.com/watch?v=83v_oJowiw8


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx