E merkure, 08.10.2025, 11:49 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Shkrimi i parë që nisi karrierën time modeste gazetareske

E marte, 07.10.2025, 06:57 PM


SHKRIMI I PARË QË FILLOI KARRIERËN TIME MODESTE GAZETARESKE

Nga Frank Shkreli

Të dashur kolegë e të nderuar miqtë e dashamirët e mi…Një mik imi më pyeti ditët e fundit nëse më kujtohej se cili ishte shkrimi im i parë, i botuar. Nuk m’u kujtua menjëherë por pas pak kërkimi, ma mori mendja se duhej të kishte qenë revista “Jeta Katolike Shqiptare”, organ i Lidhjes Katolike Shqiptare Amerikane, me Drejtor Përgjegjës Dr Monsinjor Zef Oroshin. 54-vjet më parë, ishte viti 1971. Në Amerikë isha më pak se një vit. Në moshën 21-vjeçare, ende kisha në plan të vazhdoja studimet që kisha filluar në Kroaci si seminarist. E si rrjedhim, gazetarinë (karrierën time më vonë pranë Zërit të Amerikës) as nuk e kisha ndër mend fare, por i angazhuar pranë Kishës së parë Katolike Shqiptare në Nju Jork, nën drejtimin e Monsinjor Zef Oroshit, ndonëse  pa asnjë përvojë në fushën e gazetarisë, me inkurajimin e Dr Oroshit, megjithse pa përvojë, fillova të shkruaja për revistën e lartë përmendur, Jeta Katolike Shqiptare.

Ishte pra, viti 1971. Regjimi i Enver Hoxhës kishte shpallur Shqipërinë shtetin e parë atesit – kundër Zotit dhe ishte në kulmin e luftës kundër fesë dhe klerit shqiptarë në përgjithësi, por sidomos inatin e madh e kishte me klerin katolik shqiptar. Kjo luftë kundër fesë dhe klerit, ishte shtrirë edhe në Nju Jork, ku përfaqsuesit e regjimit komunist të Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara i kishin shpallur luftë veprimtarisë së klerikëve shqiptarë që vepronin në biotën e lirë, sidomos në Nju Jork dhe Detroit, e të cilët ishin arratisur vite më parë nga Shqipëria komuniste për të shpëtuar jetën. Përfaqsuesit “diplomatikë” të Shqipërisë komuniste gjatë 1970-ave dhe 1980-ve në OKB nuk mund të na shiten tani si “patriotë”, sepse veprimtaria e tyre në atë kohë ishte shumë shkatërruese dhe tepër përçarse dhe aspak e “lavdishme”, në komunitetin shqiptaro-amerikan të asaj kohe. Por nejse, qoftë e shkuar ajo kohë!

Qëllimi i këtij shënimi është për miqtë e mi, më shumë personal – në përgjigje të pyetjes së mikut tim se cili ishte shkrimi i parë i botuar i imi dhe ku – por po e ndaj më gjërsisht edhe për kuriozitet të kolegëve dhe dashamirësve të të tjerë, sa për informacion.

Ishte pra ky shkrim me karakter fetar -- për një revistë fetare -- në mbrojtje të klerit katolik shqiptar, të sulmuar, të vrarë, të burgosur e të përsekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës për dekada – e që me hir ose pa hir -- hahahaahaha filloi, si të thuash, karrierën time modeste në fushën e gazetarisë.  The rest is history, my friend!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Nënë Tereza ''Bijë e Amerikës'' Frank Shkreli: Malësori fisnik, prijësi legjendar kombëtar Dedë Gjo Luli Frank Shkreli: Po mbyllet revista 'Kuq e Zi' Frank Shkreli: Kongresi Amerikan me rezolutë: Socializmi, një ideologji e dështuar! Frank Shkreli: Në Ditët e Shën Nënë Terezës 2025, kombi shqiptar kujton bijën e vet me famë botërore Frank Shkreli: 115-vjetori i ditëlindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetori i bekimit të gurthemelit të katedrales së saj në Prishtinë Frank Shkreli: Kurti dhe komandanti i KFOR-it Barduani në festën e Zojës së Madhe në Letnicë Frank Shkreli: Kosova duhet të bëjë më shumë për të informuar veten dhe botën për të vërtetën e historisë së saj të lashtë Frank Shkreli: Një teatër absurditeti ka ndodhur në Shkodër Frank Shkreli: Në kujtim të Kol Kuqalit dhe Loni Adamit Frank Shkreli: Profili i një Shqiptaro-Amerikani - Anthony Stevens Frank Shkreli: Pushteti absolut - korrupton absolutisht! Frank Shkreli: Martin Camaj dhe 'Shejzat' Frank Shkreli: Gëzuar 4 Korrikun, Amerikë! Frank Shkreli: Në Nju Jork do të nderohet Heroi i Kombit Isa Boletini Frank Shkreli: 12 qershor, 1987 – Thirrja në Berlin e Presidentit Reagan Frank Shkreli: Gëzuar Bajramin – Duke kujtuar Hafiz Ali Kraja – Nderi i fesë dhe krenaria e kombit Frank Shkreli: Sa për kështu, Gjergj Kastrioti më mirë mos të ‘shkojë’ në Ulqin! Frank Shkreli: Shqip do flitet, shqip do shkruhet edhe në Sanxhak! Frank Shkreli: Teksasi dënon komunizmin dhe kërkon mësimin e krimeve të tij në shkolla

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx