Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Nënë Tereza ''Bijë e Amerikës''
E enjte, 02.10.2025, 06:59 PM
NENË TEREZA “BIJË E AMERIKËS”
“Me
gjak, unë jam shqiptare…”
Nga Frank Shkreli
Kosova dardane, Shqipëria dhe mbarë bota shqiptare kudo,
gushtin dhe shtatorin që kaloi (nga 25 gusht deri më 5 shtator) me rastin e
115-vjetorit të lindjes së Nenë Terezës u organizuan “Ditët e Shën Nënë
Terezës” 2025, për të promovuar me veprimtari kulturore, kombëtare dhe shpirtërore,
jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës. Frank
Shkreli: Në ditët e Shën Nënë Terezës 2025, kombi shqiptar kujton bijën e vet
me famë botërore, por nuk ishte gjithmonë kështu! | Gazeta Telegraf
– Por, pak
u përmendën disa fakte të tjera të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë së
Nënë Terezës që këto ditë na i solli në kujtesë, biografi zyrtar i Nenë
Terezës, Dr. Dom Lush Gjergji, se ky vit në të vërtet shënon tre 50-vjetorë me
shumë rëndësi në jetën dhe punën e Nenës Tereze: Dekreti i Papës Pali VI "
Decretum laudis", 1965 me të cilin "Misionarët e Dashurisë"
njihen në nivelin papnor, që hapi mundësitë që ato të përhapeshin në mbarë
botën; Peres De Cuelar, Sekretari i
Kombeve të Bashkuara e cilësoi 50-vjet më parë Nënën Terezen para Asamablesë së
Përgjithshme, si "Gruan më të fortë në botë", ndërsa Presidenti i
Shteteve të Bashkuara Ronald Regan në vitin 1985 i dha Nenë Terezës mirënjohjen
më të lartë amerikane "Medalja e Lirisë". Në lidhje me këtë të fundit
– në këtë 50-vjetor – po përditësoj me të dhëna shtesë një artikull të botuar
disa vite më parë kur bëja pyetjen nëse të gjitha këto veprime 50-vjetë heret,
ishin dora e Zotit në veprim, apo koincidencë.
50-vjet më parë bota shqiptare në përgjithsi, me përjashtim të Shqipërisë komuniste, ishte mirë e informuar për veprimtarinë e Nenë Terezës, anë e mbanë botës, në shërbim të varëfërve, ndërsa duke mbajtur lidhje të ngushta me të, shprehnin krenari, dashuri dhe respekt ppr bijën e kombit shqiptar e cila tanimë kishte siguruar njohjen dhe respektin më të madh për punën e saj plot dashuri dhe pa kushte për më të harruarit e shoqërive, ose për “më të varfërit e të varfërve në botë.”
Nëna Tereze pritet nga Presidenti Reagan në Shtëpinë e
Bardhë me 16 dhjetor, 1985. Ajo i kishte sjellur Presidentit Reagan një dhuratë
me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Në Amerikë, njohuria me veprimtarinë e Nenë Terezës
kishte filluar që nga viti 1960, që shënon vizitën e parë të saj në Shtetet e
Bashkuara. Vizita e parë e Nënë Terëzës në Amerikë është e datës 7 nëntor,
1960, kur Nënë Tereza kishte ardhur në Nju Jork të takohej me udhëheqësen e
“Motrave të Misionit Mjekësor” (Medical Missions Sisters”), Anna Dengel. Këtë
të dhënë e kam mësuar nga një faturë e hotelit ku kishte qëndruar Nënë Tereza,
në Nju Jork. 7 nëntori 1960 ka qenë rastësisht ose jo edhe dita e zgjedhjeve
presidenciale në Amerikë, kur votuesit amerikanë, për herë të parë në historinë
e SHBA-ave, kanë zgjedhur presidentin e parë katolik, Xhon F. Kenedi.
Vizita e parë e Nënë Terezës në Amerikë – 7 nëntor,
1960—Fatura e Hotelit
Për më tepër, këtë të dhënë interesante e mësova nga
libri i shoqërueses së Nënë Terezës dhe autores së librit të saj kushtuar
murgeshës shqiptare, me titull: “Such A Vision of the Street”, Zonjës Eileen
Egan -- se vizita e Nënë Terezës në Amerikë, shënonte herën e parë që ajo po
largohej nga India për një vizitë jashtë atij shteti, që nga janari i vitit
1929. Nënë Tereza pra, kishte zgjedhur
që vizitën e parë jashtë Indisë ta bënte në Amerikë. Sipas autores, Eileen
Egan, Nënë Tereza e ka filluar vizitën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara në
qytetin Las Vegas, në përgjigje të një ftese për të marrë pjesë në Kuvendin
vjetor të Këshillit Kombëtar të Grave Katolike, në atë qytet të Amerikës
perendimore. Gjatë asaj vizite në Amerikë, Nënë Tereza pëërdori rastin të
vizitonze gjithashtu edhe qytetin Peoria të shtetit Illinois,Ëashingtonin dhe
Nju Jork-un.
Ka qenë 11 gushti i vitit 197, kur Nënë Tereza është
takuar me një tjetër figurë dominuese të politikës amerikane gjatë dekadave të
shekullit të kaluar, Senatorin Edward Kennedy në Kalkuta të Indisë, për të
biseduar mbi problemet e refugjatëve.
Kështu, pra filloi një marrëdhënie dashurie e Shteteve të
Bashkuara me murgeshën shqiptare, Nënë Terezën – një dashuri e respekt, jo
vetëm me popullin amerikan të të gjitha shtresave dhe etnive, por dhe me
përfaqësuesit më të lartë të politikës amerikane, që zgjati për më shumë se një
gjysëm shekulli, deri në kalimin e saj në amshim. Shën Nënë Tereza, ka vizituar Shtetet e
Bashkuara disa here gjatë jetës së saj, zakonisht për të hapur shtëpi të reja
për Misionaret e saj të Bamirësisë. Por, ajo ka vizituar edhe për raste të
tjera. Ajo ka vizituar Shtetet e
Bashkuara e ftuar nga entet më të larta politike dhe fetare të këtij vendi për
takime me ta dhe për të marrë prej tyre çmime dhe dekorata për punën e saj dhe
të urdhërit që ajo ka themeluar, në shërbim të varfërve, anë e mbanë botës.
Ndikimi i veprës së Nënë Terezës njihej tanimë, jo vetëm në Kalkuta të Indisë,
por edhe anë e mbanë botës, por sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara, ndërsa
mori hov gjatë dekadave pas vizitës së saj të parë në Amerikë, në nëntor të
vitit 1960. Historikisht, Amerikanët e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë gjithnjë
veprën dhe personin – Gonxhen e shqiptarëve, tani Shën Nënë Terezën e Amerikës
dhe të botës: Presidenti republikan Ronald Reagan e ka dekoruar atë me Medaljen
Presidenciale të Lirisë”, 50-vjet më parë. Presidenti Reagan e adhuronte shumë Nënë
Terezën për punën e saj në shërbim të të varfërve amerikanë dhe të botës. Gjatë
viteve, pas vizitës së parë në Amerikë në vitin 1960, ajo ka vizituar shpesh
Shtetet e bashkuara dhe është takuar më personalitetet më të larta të fushës
politike, kishtare dhe përfaqësues, pothuaj të gjitha shtresave të shoqërisë
amerikane, pa dallim feje. Përveç Presidentit Reagan, më vonë, Nënë Tereza
është takuar edhe me Presidentin Xhorxh H. Bush i vjetër dhe me Presidentin
Bill Clinton, por edhe me udhëheqësit më të lartë të Kongresit amerikan të dy
partive politike kryesore të Amerikës dhe me përfaqësues vendorë dhe shtetërorë
anë e mbanë Amerikës.
Por duket se Nënë Tereza kishte një marrëdhënie të
ngushtë me Presidentin republikan, Ronald Reagan, në krahasim me të tjera
personalitete të politikës amerikane të shekullit të kaluar. Me Presidentin
Bush të vjetër kishte marrëdhënie korrekte, ashtu edhe me Presidentin Bill
Clinton, megjithëse Nënë Tereza nuk ngurronte të kritikonte politikat
pro-abortit të administratës së Z. Clinton.
Më 9 dhjetor 1991, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë,
Ëashington, DC, Presidenti amerikan George H.W. Bush u takua me murgeshën
shqiptare Gonxhe Bojaxhiun, Nënën Terezë
(Shën Tereza e Kalkutës)
Megjithë ndonjë kundërshtim ndaj qëndrimit të Nënë Terezës kundër abortit, respekti dhe mirënjohja amerikane për këtë bijë të Kombit shqiptar ishte e gjithanshme dhe e padyshimtë në Amerikë. Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar Nënë Terezën me medaljet dhe titujt më të lartë që Amerika rezervon për personalitetet më të njohura dhe më të merituara të kësaj bote, për kontributet e tyre ndaj këtij vendi dhe në botën mbarë. Ndërsa me 1985 presidenti Ronald Reagan ka nderuar Nënë Terezën me Medaljen Presidenciale të Lirisë, Nëna Terezë është ndër personalitetet e rralla amerikane dhe botërore, të cilës në vitin 1996, presidenti Bill Clinton e ka dekoruar me titullin “Qytetar Nderi i Amerikës”. Në vitin 1997, Kongresi Amerikan ka nderuar Nënë Terezën me Medaljen e Artë. Pasi Kongesi i Amerikës nderoi atë me medaljen e Artë, Posta Amerikane më 2010 nxori pullë postale me portretin e Nënës Terezë. Një tjetër nder e vlersim prej shumë vlerësimeve dhe dekoratave, që i janë bërë asaj nga ente të ndryshme amerikane, qeveritare dhe private, anë e mbanë këtij shteti planet.
Është e vështirë të thuhet se cila ishte përmbajtja e
vërtetë e bisedimeve kokë-më kokë gjatë viteve e dekadave të shekullit të
kaluar të Nënë Terezës me udhëheqësit më të lartë politikë amerikanë, përfshirë
presidentët e këtij vendi, përfshir ata botërorë! Por sipas Dr. Lush Gjergjit,
i cili e ka shoqërurar shpesh Nënë Terezën në vizitat dhe udhëtimet e saja anë
e mbanë botës, ka shkruar se ajo e kujtonte gjithmonë popullin e vet, në
takimet me udhëheqsit botëtorë. “Nëna Terezë na ka përcjellë vazhdimisht me
uratën e saj – dhe ajo-, duke filluar nga Papa, prej Sekretarit të
Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryetarëve të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, apo kudo në botë, porosia e saj drejtuar udhëheqësve më
të lartë amerikanë dhe botërorë, ishte: “Ju duhet të bëni diçka për ta
shpëtuar popullin tem shqiptar, e në veçanti Kosovën”, ka shkruar Dom Lush
Gjergji, biografi, autor i 25 librave mbi jetën dhe veprimtarinë e Shën Nënë
Terezës.
Ronald Reagan në Shtëpinë e Bardhë – qershor, 1985 duke i
dorëzuar Nënë Terezës “Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Presidenti Reagan: “Nënë Tereza është një heroinë e
kohëve tona. Kështuqë, përveç shumë nderimeve dhe dekoratave që i janë dhënë
asaj, përfshirë Çmimin Nobel për Paqë, me dashuri të madhe dhe me respekt të
pafund, i dorëzojmë Nënë Terezës, “Medaljen Presidenciale të Lirisë.” Ndërsa Nënë Tereza është shprehur me atë
rast: “Unë nuk jam e denjë e kësaj dhurate fisnike nga Presidenti ynë, nga
bashkëshortja e tij dhe nga populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por
unë e pranoj për glorifikimin më të madh të Zotit dhe në emër të miliona
njerëzve të varfër…”.
“Ndonëse kjo medalje, tradicionalisht, u jepet shtetasve
amerikanë në shenjë nderimi dhe admirimi të thellë për punën e tyre, kjo
dekoratë po i akordohet Nënë Terezës, pasi Shpirtmirësia në zemrat e disa
individëve, i kapërcen të gjithë kufijtë kombëtarë dhe tejkalon të gjitha
konsideratat e vogla nacionaliste”, është shprehur ish-presidenti amerikan
Regan, duke iu drejtuar Nënë Terezës Medaljene Lirisë, 5-dekada më parë.
Janë absolutisht të pazakonta marrëdhëniet që Presidenti
Reagan dhe bashkëshortja e tij Nancy – që konsideroheshin si ndër çiftet më
aristokratë në Amerikë dhe ndoshta në botë – kanë pasur me Nënë Terezën,
përfaqësuesen dhe mbrojtësen e më të varfërve në botë.
Admirimi dhe respekti për Nënë Terezën tejkalonte oborrin
e Shëpisë së Bardhë dhe mjediset e presidentëve të dy partive politike. Ky
admirim shtrihej edhe tek Kongresi amerikan dhe në mbarë shoqërinë amerikane.
Në foto, 5 qershori, 1997, Nënë Tereza falënderon udhëheqësit e Kongresit për nderimin,
që i kishin bërë duke i akorduar asaj Medaljen e Artë të Kongresit të Shteteve
të Bashkuara – medalja më e lartë që jep Kongresi.
Ishte 16 nëntori, 1996. Nënë Tereza me deklaratën në dorë
të nënshtetësisë së saj amerikane, nënshkruar nga Presidenti Bill Clinton me 1
tetor 1996. Unë besoj se: ishin vlerat amerikane ato që admironte Nënë Tereza
dhe vlerat e Nënë Terezës që admironin amerikanët – arsyeja e kësaj lidhjeje të
ngusht të Nënë Terezës dhe Amerikës. Ishte 16 nëntori, 1996. Nënë Tereza me deklaratën
në dorë të nënshtetësisë së saj amerikane, nënshkruar nga Presidenti Bill
Clinton me 1 tetor, 1996. “Të jesh një shtetas amerikan, do të thotë se ndajmë
disa vlera themelore: Se ne kemi për detyrë t’i ndihmojmë të tjerët të jetojnë
në lartësinë e premtimit të dhënë nga Perëndia. Se ne kemi përgjegjësinë për të
ndërtuar dhe përforcuar lidhjet në komunitetin ku jetojmë, Se ne kemi detyrim
të ofrojmë ndihmën ndaj atyre, që nuk mund të ndihmojnë gjithmonë vet-veten”,
ka shkruar Presidenti Clinton në shpalljen e Nënë Terezës, shtetase amerikane e
nderit. Me këtë masë, Nënë Tereza ishte bërë qytetare amerikane. Dokumenti i
nënshtetësisë i është dorëzuar Nënë Terezës nga Ambasadori i atëhershëm
amerikan në Indi, Z. Frank G. Ëisner – edhe ky një mik i vjetër i shqiptarëve,
ç’prej fillimit të viteve 1950. Dorëzimin e dokumentit të shtetësisë amerikane
të nderit nga Ambasadori Ëisner, Nënë Tereza e ka cilësuar si një, “Dhuratë nga
Perëndia. Kam drojë se nuk e meritoj atë”- është shprehur ajo për mediat në atë
kohë. Ndërsa Ambasadori amerikan, Ëisner e ka siguruar Nënë Terezën duke i
thënë se: “Prej sot, ti je bijë e Amerikës
Koincidencë apo vullneti i Zotit në
veprim?
Ndërsa shënojmë këto tre 50-vjetore me rëndësi në jetën dhe veprimtarinë e Nenë terezës, unë nuk besoj se, sot për sot, i dijmë të gjitha dimensionet e jetës dhe të veprimtarisë së Nënë Terezës, por as influencën që ajo mund të ketë ushtruar në takimet e saja me më të fuqishmit e kësaj bote, sidomos gjatë 1980-ave. Uroj që një ditë – me deklasifikimin e dokumenteve të fshehta të asaj kohe –të mësojmë më shumë, sidomos për trekëndëshin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit -- në kulmin e Luftës së Ftohtë – midis Presidentit amerikan Ronald Reagan, Papa Gjon Palit të II dhe Nënë Terezës. A ishte kjo një lidhje e rastësishme, apo ishte dora e Zotit në veprim? “Unë jam vetëm një laps i vogël në duart e Zotit…”, është shprehur Nenë Tereza.