E enjte, 28.08.2025, 01:51 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: 115-vjetori i ditëlindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetori i bekimit të gurthemelit të katedrales së saj në Prishtinë

E merkure, 27.08.2025, 06:59 PM


115-VJETORI I DITËLINDJES SË SHËN NENË TEREZËS DHE 20-VJETORI I BEKIMIT TË GURTHEMELIT TË KATEDRALËS SË SAJ NË PRISHTINË

Nga Frank Shkreli

Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe në 20-vjetorin e bekimit të gurthemelit të Katedralës së saj në Prishtinë, SH. B. “DRITA” në Prishtinë dhe Qendra për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore (QTSHK) në Shkup, kanë njoftuar se nga 25 gusht deri më 5 shtator, organizohen “Ditët e Shën Nënë Terezës”, 2025. Ashtu si edhe në të kaluarën, ky program prej 10-ditësh kushtuar Shën Nën Terezës ka për qëllim të promovohen – anë e mbanë trojeve arbërore -- aktivitete kulturore dhe shpirtërore që pasqyrojnë jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës në vende te të ndryshme të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Aktivitetet e shumta filluan me 26 gusht, 2025 – ditëlindjen e Nënë Terezës – me një koncert solemn nderimi në Katedralën “Shën Nënë Tereza” – në Prishtinë. Koncert Solemn në Ditëlindjen e Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorin e bekimit të gurthemelit të KatedralesAshtuqë me një pritje në Qendrën “Bogdanipolis” të Katedralës që mban emrin e Shënjtores së Kombit shqiptar, shënojnë hapjen zyrtare 10-ditëshe të veprimtarive vjetore të “DITËVE TË NËNË TEREZËS 2025”. Një rast ky për të kujtuar këtë murgeshë të thjeshtë por në zë, të Kishës Katolike, një bije të madhe të Kombit shqiptar dhe kësaj Nëne të të gjithë njerzimit -- që me të drejtK konsiderohet si nderi i Kishes dhe krenaria e kombit shqiptar. Për të kremtuar, pra jetën dhe veprën e shenjtëreshës tonë – një figurë që frymëzon mbarë njerëzimin, siç thuhet në njoftimin e përbashkët të organizatorëve të këytre veprimtarive pëkujtimore -- Sh. B. “Drita” në Prishtinë dhe “QTSHK në Shkup. DITËT E SHËN NËNË TEREZËS – 2025: prgrami i plotë i aktiviteteve kulturore dhe shpirtërore

Nderimin që Nenë Tereza, i bën Kishës Katolike dhe Kombit shqiptar të të origjinës së saj, e ka shprehur më së miri dikur, miku i madh i shqiptarëve, Papa Gjon Pali i dytë -- duke thenë se Nënë Tereza ishte një prej misionarëve me te mëdhej të shekullit të kaluar. Me rastin e beatifikimit të Nenë Terezes, Papa Gjon Pali II tha se, "Perëndia e bëri këtë grua të thjesht, që vinte nga një prej rajoneve me të varfëra të Evropës, një instrument të zgjedhur për t'i shpallur Ungjillin të gjithë botës, jo duke predikuar, por me veprat e saja të përditëshme të dashurise, ndaj më të varfërëve të botës. Ajo ishte një misionare me një gjuhë universale të dashurisë që nuk njihte kufij as përjashtime dhe nuk kishte preferenca, perveç për më të harruarit e shoqërisë”, është shprehur dikur miku i saj i ngusht, Papa Gjon Pali i II.

Por sot – në 115-vjetorin e lindjes së saj, më shumë se kurr, mesazhi i Nenë Terezës ështe gjithnjë mesazhi i bamirësisë, mesazhi i paqës dhe i dashurisë.  Nje murgeshë katolike, me origjinë shqiptare, në një vend kryesisht hinduist si India, Nenë Tereza kombinoi jetën e saj tejet të thjesht me një përqendrim te palëkundur ndaj më të varfërëve të botës duke krijuar kështu një rrjet botëror bamirësie. Ndërkohë që veprat e saja tejkalonin kufijt fetarë dhe etnikë, me punën e saja, ajo tërhoqi vëmendjen e udhëheqësve botërorë gjë që, në vitin 1979, Nenë Terezës i akordohet Çmimi Nobel për Paqe, hera e parë në historinë e Kombit shqiptar që një personalitet i tillë me origjinë shqiptare i akordohej një nderim i tillë ndërkombëtar – një nderim ky për vet Nenën Tereze por edhe krenari për të gjithë shqiptarët vullnet mirë kudo.

Sot, Kombi shqiptar, me të drejtë, eshtë krenar me Nenë Terezen. Por fatkeqsisht, nuk ishte gjithmonë kështu. Megjithse Nënë Tereza njihej anë e mbanë botës si bamirëse me origjine shqiptare, Shqipëria komuniste e viteve 70 e 80-të nuk e përmendëte fare atë, pasi regjimi i Enver Hoxhes, pothuaj, kishte zhdukur klerin katolik shqiptar dhe e kishte futur vendin në një absurditet ateist të paparë në historinë e njerëzimit. Regjimi komunist sllavo-aziatik enverist, refuzonte t'i jepte Nënë Terezës vizë-hyrje që te vizitonte nënen e motrën e saj dhe më vonë as nuk e lejoi që të merrte pjesë as në varrimin e nënës së saj. Çfarë regjimi i egër, i pashpirt, mizor e torturues!  Komunitetit të vjetër shqiptaro-amerikan, na kujtohet edhe sot kur përfaqsuesit e regjimit komunist shqiptar braktisën sallën e Kombeve të Bashkuara ndërsa Nenë Tereza i fliste botës në Tetor, 1985. “Jemi mbledhur këtu për të falënderuar Zotin për 40 vjet të punës së bukur të Kombeve të Bashkuara për të mirën e njerëzve'', ka thenë Nënë Tereza në OKB, duke shikuar një audiencë të plotë prej rreth 1,000 diplomatëve dhe figurave të shquara, kryesisht të veshur me kostume të zeza dhe fustane mbrëmjeje, raportonte me atë rast Gazeta e madhe Nju Jork Tajms duke cituar fjalët e Nenë Terezës para 1000 diplomatëve botërorë: ''Asnjë ngjyrë, asnjë fe, asnjë kombësi nuk duhet të na ndajë - ne jemi të gjithë fëmijë të Zotit.''  Ndërkohë Gazeta Nju Jork Tajms citonte me atë rast fjalët e Presidentit Ronald Reagan për Nenë Terezën se ''Çdo pjesë e botës ka njohur stilin e ndritshëm të veëprimtarisë së kësaj gruaje të mrekullueshme të krishterë…Mijëra janë shpëtuar nga shtegu i varfërisë duke ditur se dikush kujdesej për ta.'' Sipas kronikës së Nju Jork Tajms, duke iu referuar dhjetëra liderëve botërorë që folën me atë rast nga i njëjti podium, Javier Perez de Cuellar, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në atë kohë e prezantoi Nënën Terezën, duke thënë: ''Këtë javë kemi pasur privilegjin të kemi këtu burrat më të fuqishëm në botë. Tani kemi privilegjin të kemi gruan më të fuqishme në botë.''

Megjithse nepërmjet valeve të Zërit të Amerikës, përpiqeshim që Kombi shqiptar të mësonte sa më shumë për veprimtarinë e Nenë Terezes, regjimi komunist shqiptar bënte c'mos që të fshihte, por pa sukses, para shqiptarëve dhe botës, personin dhe imazhin që gëzonte Nenë Tereza anë e mbanë botës dhe shqiptarëve kudo, të cilët ishin në dijeni të veprimtarisë botërore të Nënë Terezës. Por sot, për fat të mirë, me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Nenë Terezës, gjërat kanë ndryshuar. Nënë Tereza – vetëm me ndonjë përjashtim aty këtu – gëzon pothuaj, universalisht, anë mbanë botës shqiptare respekt dhe admirim për veprat dhe imazhin që gëzon sot Nenë Tereza kudo si simbol dhe përfaqsuese e vlerave dhe traditave më të mira të kombit shqiptar, duke bërë të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët, anë e mbanë botës.

Ashtu si edhe më parë, në 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, sipas programit të njoftuar nga organizatorët, do të ndermirren aktivitete të shumta në kujtim të kësaj figure të madhe të Kombit shqiptar. Por ky përvjetor i lindjes së saj, përkon sivjet edhe me 20-vjetorin i inaugurimit të Katedrales “Nenë Tereza” në Dardaninë e lashtë në Prishtine, ku 2-3 dekada me parë tankset dhe forcat kriminele të ushtrisë dhe policisë serbe kishin për objektiv zhdukjen e racës shqiptare nga Dardania. Aty, pra, në ato troje të lashta dardane, sot ngrihet Katedralja kushtuar Nenë Terezës.  Neqoftse kerkoni mrekulli prej Nenë Terezës, shkoni në Prishtinë, në Shkup, Shkodër e Tiranë, kur para shembjes së Murit të Berlinit në trojet shqitare as nuk lejohej te permendej, zyrtarisht, emri i saj. Ateherë, kur Kombi shqiptar kërkonte Nenën “për me ba gjamën”, Nenë Tereza u pergjigj. Ishte miqesia e saj me Papa Gjon Palin e Dyte dhe më vonë edhe takimet e saj me ish-Presidentin amerikan Bill Clinton që luajtën një rol bindës për ndërhyrjen e NATO-s për të shpëtuar shqiptarët e Kosoves nga katastrofa shfaruese si banues të atyre torjeve. Vetë Presidenti Clinton, në shenimet e tia ka tnëne se, pas takimit me Nenë Terezën, ndiente një obligim që të bënte dicka për të shpëtuar popullin shqiptar.

Sa i përket 20-vjetorit të vendosjes së gurit themeltar të Katedralës në Prishtinë të shumtë kanë qeneë kontribuesit, perfaqsues të ndryshëm fetarë, politikë dhe të rrymave të ndryshme të jetës e sidomos komuniteti shqiptaro-amerikan në Amerikë në veçanti, kanë kontribuar konsiderueshëm për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë, kredia kryesore për atë vepër të madhe u takon dy arkitektëve kryesorë që – ndër shumë të tjerë -- benë të mundur ndërtimin e katedralës: Presidenti historik I Republikës së Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoves dhe të ndjerit Imzot Mark Sopit, ish-ipeshkvit te Kosovës.  Kur u vendos gur themeli i Katedrales në Prishtinë me 26 gusht te vitit 2005, Presidenti Rugova tha nder të tjera se "Sot eshte një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po bekojmë gurin e themelit te një tempulli të shenjte, që i kushtohet Nenës së dashur Shqiptare-Kosovare dhe Nenës se Njerëzimit -- te lumës Nenë Tereze -- asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në të gjithë planetin, duke afirmuar vlerat tona e duke ndihmuar mbarë Njerëzimin."

Me mall e respekt kujtoj vizitat zyrtare ne presidencën, ku pas bisedave zyrtare (si Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, NAAC) drejtohej për në dhomën ku mbante modelin miniaturë të Katedrales së ardhëshme. Me krenari dhe me nje entuziazëm të pashoq, Ibrahim Rugova fliste për arkitekturën dhe për vet objektin, jo vetëm si një monument fetar por edhe historik mbarë kombëtar.

Prandaj në këtë 115-vjetor të lindjes së Nenë Terezës dhe në 20-vjetorin e bekimit të gurit të parë të Katedralës kushtuar Nenë Terezës në Prishtinë, shqiptarët kudo, si individë dhe si komb të jemi krenarë me Nenë Terezën. Ashtuqë, me krenarinë tonë për jetën e veprat e saja ta tregojmë çdo ditë, sipas porosisë së saj – “me akte të vogëla dashurie”, sidomos në marrëdhëniet tona me njërin tjetrin kudo që jemi, pa dallim feje e krahine, si shqiptarë dhe me të tjerët si komb i denjë përfaqsues i Nenë Terezës, sepse Ajo është e të gjithë neve.

“Mua më ka frymëzuar aq shumë edhe gjatë kohës sa merrem edhe me punë të shtetit të Kosovës dhe që kemi ndërtuar shtetin modern të Kosovës, pra po behën disa vite që Nënë Terezën e kam pasur si shembull të dashurisë, paqes, mirëkuptimit mes njerëzve dhe shërbimit ndaj popullit të vet”, është shprehur Ibrahim Rugova për Nënë Terezën

“Prej sot, shtatorja e Nënës Tereze, do të jetë pranë Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Prej sot, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm do të rriten me shtatoren madhështore të Nënës sonë të Madhe”, tha Presidenti i Kosovës, Rugova me një grup shqitaro-amerikanësh para monumentit të Nënë Terezës në Prishtinë

Katedralja “Shën Nenë Tereza” në Prishtinë

Me Nënë Terezen në Washington circa 1987 – me mikun e ngusht dhe kolegun e nderuar prej më shumë se gjysëm shekulli Dr Elez Biberaj dhe fmiljet tona në atë kohë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Kurti dhe komandanti i KFOR-it Barduani në festën e Zojës së Madhe në Letnicë Frank Shkreli: Kosova duhet të bëjë më shumë për të informuar veten dhe botën për të vërtetën e historisë së saj të lashtë Frank Shkreli: Një teatër absurditeti ka ndodhur në Shkodër Frank Shkreli: Në kujtim të Kol Kuqalit dhe Loni Adamit Frank Shkreli: Profili i një Shqiptaro-Amerikani - Anthony Stevens Frank Shkreli: Pushteti absolut - korrupton absolutisht! Frank Shkreli: Martin Camaj dhe 'Shejzat' Frank Shkreli: Gëzuar 4 Korrikun, Amerikë! Frank Shkreli: Në Nju Jork do të nderohet Heroi i Kombit Isa Boletini Frank Shkreli: 12 qershor, 1987 – Thirrja në Berlin e Presidentit Reagan Frank Shkreli: Gëzuar Bajramin – Duke kujtuar Hafiz Ali Kraja – Nderi i fesë dhe krenaria e kombit Frank Shkreli: Sa për kështu, Gjergj Kastrioti më mirë mos të ‘shkojë’ në Ulqin! Frank Shkreli: Shqip do flitet, shqip do shkruhet edhe në Sanxhak! Frank Shkreli: Teksasi dënon komunizmin dhe kërkon mësimin e krimeve të tij në shkolla Frank Shkreli: Ernest Koliqi dhe Kosova Frank Shkreli: As edhe një kurorë me lule për Gjergj Kastriotin, në ditëlindjen e tij! Frank Shkreli: Kryqtari i Fundit, Gjergj Kastrioti - Skendërbeu Frank Shkreli: Ndërroi jetë Aleksandëri i Shqiptarëve Frank Shkreli: Shkoi në amshim ''Papa i Shqiptarëve'' Frank Shkreli: “Reçak – Historia e një Krimi Lufte” e Ambasadorit William G. Walker, promovim në Vatrën e Nolit dhe të Konicës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx