Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Kosova duhet të bëjë më shumë për të informuar veten dhe botën për të vërtetën e historisë së saj të lashtë
E enjte, 07.08.2025, 06:59 PM
KOSOVA DUHET TË BËJË MË SHUMË PËR TË INFORMUAR VETEN DHE BOTËN PËR TË VËRTETËN E HISTORISË SË SAJ TË LASHTË
Nga
Frank Shkreli
Portali që merret me zbulimet arkeologjike,
Arkeonews Archaeologists made a remarkable
discovery in Kosovo: Evidence that the great Byzantine Emperor was of Dardanian
origin - Arkeonews, njoftoi ditët e
fundit se në Ulpianë, qytetin e lashtë të Kosovës, është zbuluar një mbishkrim i dytë me rëndësi dedikuar Perandorit
Bizantin Justinianit dhe bashkshotrtes së tij, Perandoreshës Teodora. Në zbulimin e parë po aty, tre vjet më
heret, grupi i arkeologëve ndërkombëtarë që kryesohet
nga francezi Christophe Goddard dhe përfshin edhe arkeologët vendas Arben
Hajdari e Milot Berisha, në hulumtimet e tyre shkencore kanë zbuluar një
mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori
Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda. Ai e përshkruan atë qytet si një qytet Dardan,
në krahinën e Dardanisë. Qyteti dhe kisha, janë themeluar nga paraardhësi i Justinianit,
Diokleciani në fillim të shekullit IV. Ekspertët thonë se mbishkrimi paraqet
një dëshmi shumë të rrallë, ndërsa dëshmon afërsinë e perandorit Justinian ndaj
provincës së origjinës së tij. Kisha e atjeshme, deri tani paraqet një prej
zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të
rëndësishëm të saj, sipas arkeologëve ndërkombëtarë e shqiptarë, thuhej në
njoftimin e tre viteve më parë në lidhje me këtë zbulim të rëndësishëm, dy vjet
më parë. Frank Shkreli: Pse jo, Republika
e Dardanisë!? | Gazeta Telegraf
Mirëpo, në këtë ndërkohë, në qytetin e
vjetër Ulpiana, rrënojat e të cilit gjënden jo larg Prishtinës, grupi i
arkeologëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë – kryesisht arkeologë të Kosovës dhe
Francës – kanë realizuar edhe një zbulim tjetër historik: një mbishkrim të dytë
kushtuar Perandorit Justinian dhe perandoreshës Teodora, mbishkrim që i
referohet, pikërisht, ndërtimit të bazilikës ipeshkvënore në atë qytet të vjetër
dardan. Këto mbishkrime, sipas ekspertëve vendas dhe të huaj, tregojnë qartë
dhe vërtetojnë identitetin dhe afërsinë e Justianianit me vendlindjen e tij,
Dardaninë. Njëkohsisht, këto zbulime,
tregojnë gjithashtu njëherë e mirë -- për të gjithë ata që mund të kenë patur
ose kanë gjithnjë dyshime – lidhjet e tija me Dardaninë e lashtë dhe rrënjët
historike të identitetit dardan të shqiptarëve të sotëm në trojet e veta
autoktone. Zbulimi i dytë i mbishkrimit të
jashtzakonshëm në Ulpianë u njoftua, zyrtarisht, në faqën zyrtaree të Hajrulla Çekut,
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kabinetin qeveritar të Kryeministrit
në detyrë Albin Kurti: “Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të
dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.
Mbishkrimi i parë përmendte themelimin
e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e
bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit,
perandorit me prejardhje nga ky rajon.” Njëkohësisht,
Ministri Çeku, deklaron se me këtë rast në Kosovë, “Ruajtja dhe mbrojtja e
trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet”,
duke shtuar se “Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po
vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar”.
Ndërsa vazhdon Ministri i Kulturës së Republikës së Kosovës, se njëherazi, po “Po
punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të konservimit e
menaxhimit, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partneriteteve
ndërkombëtare, studime e publikime”. Duke
përfunduar njoftimin e tij mbi zbulimin e dytë të mbishkrimit dedikuar
Perandorit Justinian e perandoreshës Teodora ai shkruan se, ndërkohë që “Arkeologjia
vazhdon të na zbulojë historinë tonë ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe
mbrojtjen e saj”. Thuhet, gjithashtu, se mbishkrimi i dytë
ofron prova të reja të angazhimit të perandorit jo vetëm ndaj rindërtimit
qytetar por edhe ndaj infrastrukturës fetare dhe shpirtërore, veçanërisht ndërtimit
të një bazilike (ipeshkvënore) episkopale. Dedikimi i mbishkrimit të dytë si
për Justinianin ashtu edhe për Theodorën nxjerr në pah gjithashtu trashëgiminë
dhe ndikimin e përbashkët të çiftit në jetën fetare (të krishtër) të rajonit,
theksohet mëtej në njoftim. Arkeologët
që marrin pjesë në këto zbulime historike thonë se, “ato jo vetëm që
konfirmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Justinianit në zhvillimin e
qytetit, por edhe e vendosin Ulpianën në hartën historike si një qendër kyçe të
jetës së hershme të krishterë në Ballkan”.
Por siç ndodh me çdo sukses në cilëndo
fushë qoftë, pyetja lind nëse mjafton kaq, a po duhet bërë më shumë, sidomos,
në këtë fushë dhe në këtë kohë, siç është arkeologjia dhe historia kombëtare
arbëroro-ilire-shqiptare. E lenë pas dore për më shumë se 5-shekuj otomanizëm, dhe
i mohuar dhe anashkaluar nga komunizmi sllavo-aziatik, i pa fe e atdhe. Por mbi
të gjitha, ajo mbetet një histori e mohuar vazhdimisht dhe në një mënyrë
indiferente, për të mos thenë të qëllimshme, deri në ditët e sotëme, e shkelur
dhe e abuzuar nga fqinjtë pushtues, sllav, turq e grekë, për shekuj me rradhë. Prandaj,
unë jam i mendimit dhe mbështes deklaratën e ditëve të fundit të Profesorin e historisë James Pettifer të Universitetit Oksford dhe
eksperti njohur britanik dhe më gjërë për Ballkanin, i cili është shprehur duke
reaguar ndaj lajmit për ubulimin e dytë të mbishkrimit kushtuar Perandorit
Justinian dhe Perandoreshës Teodora se, “Kosova duhet ta informojë botën shumë
më tepër rreth historisë së saj të lashtë”. Profesori Pettifer bëri këtë reagim duke
shpërndar shkrimin e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në lidhje me zbulimin
e dytë në Ulpianën e lashtë të ekipit të arkeologëve nga Kosova dhe Franca. Profesori
britanik, eskpert i historisë dhe punëve të Ballkanit Perendim or, e xilësoi
subulimin e dytë në Ulqpianë si një, “Lajm vërtetë i mirë. Por Kosova duhet ta
informojë botën shumë rreth historisë së saj të lashtë. Shumë pak libra apo
edhe broshura të vlefshme janë të disponueshme në shumë vende të rëndësishme
për momentin", ka shënuar eksperti britanik në faqën e tij të internetit.
Unë jam dakort me Ministrin Çeku se
vitet e fundit vihet re një pëkushtim më i madh sa u përket zbulimeve
arkeologjike në territorin dardan. Por mbështes edhe thirrjen e Profesorit të
nderuar britanik James Petiffer se duhet bërë më shumë për të informuar botën
mbi idetnitetin dhe origjinën e vërtetë të shqiptarëve. Nuk besoj se mjaftojnë,
kur të merret parasysh baltosja e historisë së shqiparëve nga të huajt,
vullneti dhe mjetet e shumta që kanë përdorur ndër shekuj e që përdorin dhe sot
armiqët e Kombit shqiptar për të mohuar historinë dhe identitetin e shqiptarëve
në trojet e veta autotokotone. Dardania nuk është as e Serbisë as e Turqisë,
sipas pretendimeve të të huajve. Për këtë të vërtetë historike duhet të
informohet bota por edhe shqiptarët të cilët ndoshta nuk janë të sigurt për
idetnitetin dhe prejardhjen e tyre historike.
Mbishkrim
kushtuar Perandorit Justinian dhe Perandoreshës Theodora, zbuluar këto ditë në
Ulpianë që hedh dritë mbi periudhën e lashtë të Kosovës. FotoKredia: Hajrulla Çeku
Profesori i historisë në Universitetin
e Oksfordit dhe eksperti britanik për Ballkanin, James Pettifer, tha se “Kosova
duhet ta informojë botën shumë më tepër rreth historisë së saj të lashtë”.
Mbishkrimi
kushtuar Perandorit Justinian konsiderohet zbulimi më i rëndësishëm në
arkeologjinë e Dardanisë/Kosovës. Sipas arkeologëve, kjo ofron prova të
origjinës dardane të perandorit të madh bizantin. Perandorit Justinian (527-565). Ai ka
lindur në Tauresium, që besohet të ketë qenë afër Shkupit të sotëm.
*Fotot: Ministri i
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku /
Facebook