Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kur Universiteti shërben si lavatriçe për të shpërlarë ndytësira politike
E marte, 07.10.2025, 06:57 PM
Ndue
Ukaj:
Kur
Universiteti shërben si lavatriçe për të shpërlarë ndytësira politike, më nuk
kemi të bëjmë me krizë, por me një gjendje të tmerrshme kulturore e etike, të
një shoqërie të deformuar deri në palcë.
Universiteti
i Prishtinës, me nderimin që sot u bëri dy njerëzve pa asnjë cilësi në fushë të
dijes e të Res Publicas, iu propozon të rinjve dhe studentëve të këtij vendi,
si modele, profilet e egërshanëve, mendjeve të cekëta dhe atyre që shkollë jete
e kanë urrejtjen e destruktivitetin.
Po,
sepse, Kurti e Osmani meritojnë mirënjohje e nderim për gjuhën e pjerdhur
politike e sociale.
Meritojnë
nderim për standardet më joetike që kanë zhvilluar në këtë vend.
Për
gënjeshetra pafund.
Për
keqqeverisje brutale.
Për
rrënimin e raporteve të Kosovës me botën.
Për
përlyerjen me zyft të zi të historisë më pozitive të vendit tonë.
Në
këtë gjendje, kaq amorfe e kaq të përdalë, nuk është shqetësues fakti se drejtuesit
e Universitetit, nuk kanë sitë diturore e as standarde etike. Ata demonstrojnë
atë që dinë të bëjnë më së miri: zellin e shërbimeve. Se janë të cekët e mendje
të shtrembëta.
Ama
të trishton heshtja e shurdhëria e qindra mendjeve të tjera, që supozohet se të
drejtën e mendimit e të shprehjes, nuk e kanë deleguar në oborrin ndyrë të
pushtetit.
Akti
i sotshëm nuk është vetëm akt turpi, por shenjë e një gjendje të pashpresë të
shoqërisë sonë.
Ky
akt tregon baltën kultutor e etike, në të cilën është katandisë vendi ynë, e të
cilin, askush nuk e ka deformuar më shumë - këto gjashtë vite - se këto dy
figura politike pa cilësi, që u nderuan sot.
Të
nderososh dy poiltikanë destruktivë e pa cilësi, në këtë gjendje anarkie
politike në vend, dhe në kohë fushatash elektorale, kjo tregon ligësi brutale.
Nejse,
me gjasë është e aksimotike shprehja: se njerëzit u gëzohen të ngjashmëve, pra,
njerëzit pa cilësi, i nderojnë njerëzit pa cilësi. Se në ta shohin vetveten.
Stërkeqjen e tyre.