E shtune, 18.10.2025, 03:08 AM (GMT+1)

Editorial » Zejneli

Xhelal Zejneli: Librat më të lexuar në botë sipas versionit të amerikanit John Chempen

E premte, 17.10.2025, 06:58 PM


LIBRAT MË TË LEXUAR NË BOTË SIPAS VERSIONIT TË AMERIKANIT JOHN CHEMPEN

Nga Prof. Xhelal Zejneli

1. “Bibla”, janë shitur apo janë shpërndarë 3 miliardë e 900 milionë kopje;

2. “Kurani” është botuar, është shitur apo është shpërndarë në numër të madh kopjesh;

3. “Citate“, Mao Ce Dun (1893-1976); janë shitur apo janë shpërndarë 820 milionë kopjesh;

4. Ëndrra në dhomën e kuqe (The Dream of red chamber, Cao Hsiocin), roman kinez i shekullit XVIII. Është shitur në 100 milionë kopje;

5. Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës (El ingenioso hidalgo don Quijote de la Manche, pjesa I më 1605; Pjesa II më 1615), Miguel de Servantes Saavedra (1547-1616), shkrimtar spanjoll. Është i parti roman modern i historisë së letërsisë, është shitur mbi 500 milionë kopje;

6. Tregim për dy qytete (A Tale of Two cities, 1859), Çarlz Dikinz (Charles Dickens, 1812 - 1870) i romancierit anglez. Flitet për Londrën dhe Parisin pas Revolucionit Francez (1789). Janë shitur mbi 200 milionë kopje të kësaj vepre;

7. “Iku bashkë me erën” (Gone with the Wind, 1936), roman i shkrimtares amerikane Margaret Mitçell (Margaret Munnerlyn Mitcell, 1900-1949). Janë shitur 33 milionë kopje. Në vitin 1937 autorja u shpërblye me çmimin “Pulitzer”. Në vitin 1939, sipas motiveve të këtij romani u xhirua edhe filmi i cili konsiderohet si më i shikuari në historinë e Hollywood-it. Filmi u vlerësua me disa çmime Oscar;

8. Princi i vogël (Le Petit Prince, 1943), Antuan dë Sen-Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry, 1900-1944) romancier dhe tregimtar francez. Roman ose përrallë për të rritur dhe për fëmijë. Është përkthyer në 250 gjuhë dhe dialekte. Janë shitur 200 milionë kopje;

9. „Mendo dhe pasurohu“ (Think and Grow Rich, 1937) i autorit amerikan Oliver Napoleon Hill (Oliver Napoleon Hill,1883-1970). Si autore e librit figuron edhe gruaja e Hillit,   Rosa Lee Beeland. Libri flet për zhvillimin personal dhe përmirësimin vetanak. Janë shitur 30 milionë kopje;

10. “Ditari i Ana Frank“ (Anne’s diary), Ana Frank (Annelies Marie Frank, 12 qershor 1929 - shkurt / mars 1945)). Ishte një vajzë hebraike e lindur në Gjermani. Humbi jetën në Holokaust. Janë shitur 27 milionë kopje të ditarit;

11. Kryezoti i unazave (The Lord of the Rings, 1954 -1955), Xhohn Ronald Reuel Tolkien; Bloemfontein, Republikë e Afrikës Jugut, 1892 – Bournemouth,1973) romancier, tregimtar dhe filolog anglez. Prej moshës katërvjeçare jeton në Angli. Diplomoi në Universitetin e Oksfordit. Romani i sipërthënë është shitur në 150 milionë kopje. Është një roman i përbërë prej tre vëllimeve: Besëlidhja e unazës, Dy kullat dhe Kthimi i mbretit.

12. Hari Poter dhe guri filozofal, Xhoan K. Rouling (Joanne K. Rowling; Yate, Mbretëri e Bashkuar, 31 korrik 1965- ) shkrimtare britanike, autore e romanit “Hari Poter” (Harry Potter, 1997). Vepra përbëhet prej shtatë vëllimeve. Janë shitur 520 milionë kopje. Më së shumti është shitur vëllimi i parë;

13. Luani, shtriga dhe gardëroba (The Lion the Witch and the Wardrobe, 1950), Kliv Steplis Luis (Clive Staples Lewis, 1898-1963) shkrimtar britanik. Mbajti pozicione akademike në letërsinë angleze, si në Magdalen College, Oxford dhe Magdalene College Kembrixh. Vepra e sipërthënë është shitur në 85 milionë kopje;

14. Ajo – historia e një aventure (A History of Adventure,1887), Henri Rider Hagard (Sir Henry Rider Haggard, 1856 – 1925) shkrimtar anglez. Romancat e trilluara aventureske i vendos në vende ekzotike, kryesisht në Afrikë. Romani i lartpërmendur ka ushtruar ndikim mbi shumë shkrimtarë anglezë. Është në 83 milionë kopje;

15. Kodi i Da Vinçit (The Da Vinci Code, 2003) është roman misterioz triler i shkrimtarit amerikan Den Braun (Daniel Gerhard Brown, 1964- ). Ky autor është i njohur për romanet triler. Romani i lartpërmendur u botua në vitin 2003 dhe është një nga veprat amerikane më të shitura të të gjitha kohëve;

16. “Alkimisti“ (O Alquimista, 1988), Paulo Koelho (Paulo Coelho de Souza, 1947- ) lirik dhe romancier brazilian. Romani i sipërthënë është parabolë shumë-shtresore e ekzistencës njerëzore, himn për shpresën, për ëndrrat për të ardhmen dhe për dashurinë. U bë bestseller ndërkombëtar. Janë shitur 65 milionë kopje;

17. „Muzgu“ (Twilight, 2005), Stefani Majer (Stephanie Meyer, e lindur Morgan, 1973- ). Roman romantik për vampirët për të rinj. Janë shitur 160 milionë kopje. Është përkthyer në 37 gjuhë.

*   *   *

Me kalimin e kohës, të dhënat e lartpërmendura ndryshojnë. Veprat e sipërthëna ribotohen, shiten, shpërndahen dhe lexohen prej lexuesve të rinj. Krahas këtyre veprave, dalin në dritë edhe vepra të reja. Lista të këtilla hartojnë botues të ndryshëm të botës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx