E hene, 13.10.2025, 12:28 AM (GMT+1)

Editorial

Gjon Keka: Simboli i Shqiponjës së Gjergj Kastriotit - vula e identitetit tonë kombëtar europian

E diele, 12.10.2025, 06:55 PM


Simboli i Shqiponjës së Gjergj Kastriotit - vula e identitetit tonë kombëtar europian

Nga Gjon Keka

Përgjatë historisë së kombit tonë një nga simbolet që më së shumti ka qenë i sulmuar dhe është bërë çmos të zhduket ka qenë simboli i Shqiponjës së Gjergj Kastriotit. Gjatë pushtimit ottoman (turk) mbi pesqind vjet simboli i Shqiponjës së Gjergj Kastriotit është urryer në mënyrë patologjike, sulmuar e luftuar, penguar e me tendenca edhe të zhdukjes, pastaj mbi një shekull është sulmuar, urryer në mënyrë patologjike, e penguar dhe është tentuar të zhduket edhe nga pushtuesi serb.

Por ajo që është më e dhimbshmja, më e trishtueshmja, kohëve të fundit kanë dal edhe disa mbetje e armiq të brendshëm që të veshur me petkun e ideologjisë islamike apo sektare të saj kanë sulmuar,urryer poashtu në mënyrë patologjike, njollosur dhe po të kishin fuqi edhe do ta zhduknin simbolin e Shqiponjës së Gjergj Kastriotit.Këta individ ende edhe sot aksush nuk i ka gjykuar me anë të ligjit për një përdhosje të simbolit të shenjtë kombëtar të Shqipnjës së Gjergj Kastriotit.A nuk është turp që individ të tillë e grupe të tilla sektare e ideologjike islamike zhvillojnë aktivitet të tilla lirshëm në Republikën e Kosovës dhe institucionet e rendit,sigurisë dhe ligjit nuk i kanë ndëshkuar ende, a nuk është ky një poshtërim i madh të lihen këta njerëz të përdhosin simbolin e Shqiponjës së Gjergj Kastriotit.

Sikur shihet janë pikërisht këta grupe ideologjike fetare islamike bashkë me serbët që e urrejnë simbolin e Shqiponjës së Gjergj Kastriotit sikur ndodhi rasti me ndeshjen e futbollit në mes të Shipërisë dhe Serbisë. E shihni se sa të ngjashëm janë këta dy armiq të kombit tonë që e urrejn dhe duan ta zhdukin simbolin e Shqiponjë së Gjergj Kastriotit, a e shihni që ideologjia islamike dhe ideologët e saj të errësirës në Kosovë janë të ngjashëm me serbët që e urrrejn simbolin tonë të shenjtë kombëtar ,pra simbolin e Shqiponjës së Gjergj Kastriotit. Shpresoj se tani e kanë kuptuar një pjesë e popullit tonë se sa të ngjashëm janë disa individ të grupeve sektare të ideologjisë islamike me ta në urrejtjen dhe mohim e simboleve ,figurave dhe çdo gjëje arbëror apo dardane.

Është koha ta kuptojnë të gjithë se ata që sulmojnë dhe urrejn simbolet dhe figurat e kombit tonë janë armiq të kombit tonë dhe hanë në kazanin e njejtë me ta.

Fitorja e Shqipërisë në futboll kundër Serbisë ishte një fitore që edhe po të ishte gjallë Gjergj Kastrioti do të gëzohej, sepse simboli i tij i Shqiponjës ishte frymëzim mbarëkombëtar që i dha krah ekiptit të Shqipërisë, Fryma e Gjergj Kastriotit dhe simboli i tij fitimtari Shqiponjës edhe sot po i gëzon zemrat arbërore e në anën tjetër si në të kalurën edhe tani ky simbol u sulmua dhe u urrye nga ata që nuk e duan as ta shohin me sy e lërë ta shohin fitimtar, por ja që Shqiponja e Gjergj Kastriotit gjithnjë ka qëndruar e ngrituar lartë si në betejën historike ashtu edhe në atë të artit sportiv dhe të arteve tjera kombëtare.

Simboli i shqiponjës së Gjergj Kastrioti qoftë gjithmonë simbol i fitoreve të kombit tonë dhe i bashkimit tonë me familjen europiane.

Urime Shqipëria ime e dashur fitorja në fuboll!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx