E shtune, 13.09.2025, 08:59 PM (GMT+1)

Editorial

Gjon Keka: Duhet të konsultohemi vazhdimisht me historinë tonë që të mos përsëriten gabimet ose të mos bëhen gabime të tjera

E shtune, 13.09.2025, 06:59 PM


Duhet të konsultohemi vazhdimisht me historinë tonë që të mos përsëriten gabimet, ose që të mos bëhen gabime të tjera

Nga Gjon Keka

Kur shikojmë përreth rreth vetes sonë, atdheut tonë, tokës sonë, botës, gjejmë shumicën e gjërave aq të zakonshme, aq natyrale saqë mezi na shkon ndërmend të pyesim se si ndodhi e gjitha ose nëse ka qenë gjithmonë kështu.

Jemi mësuar aq shumë të besojmë se gjërat duhet të jenë bërë kështu, saqë nuk na shkon ndërmend kurrë se mund të kishte qenë ndryshe. E megjithatë në kohët e mëparshme gjërat ishin krejt ndryshe.

Vendet që aktualisht janë bërë të zhvilluara e të fuqishme dhe kanë arritë shkallën më të lartë të civilizimit dhe të arritjeve shkencore më parën ishin të shkreta dhe të mjera ose nuk ekzistonin fare. Por ka patur edhe vende që kanë qenë aty historikisht që na fillimi dhe kanë mbetur të shkreta si në mendje, shprit e të pazhvilluara dhe pa asnjë arritje në shkencë e lëre më të kenë arritë të ngjiten në ndonjë nga shkallët e civilizimit, pra kanë mbetë aty në vendnumëro historikisht. Por ka edhe vende që kanë qenë aty historikisht dhe që kanë patur një civilizim të lartë përgjatë historisë por pas përballjes së fatit të tij me pushtuesit e njëpasnjëshm ai ka rënë në zingjirët e skllavërisë dhe është bërë vend i shkretë dhe ka mbetë në nivelin më të ulët të zhvillimit mendor, shkencor e civilizues por edhe të mirëqenjes ekonomike etj.

Sikur shihet të gjitha këto ndryshime si për të mirë apo edhe për të keq apo si rezultat i ligësisë e pushtimit janë janë shkaktuar nga duart e njeriut.

Popujt që janë të njohur me ndryshimet dhe transformimet e mëdha e kanë kaluar kufirin e injorancës, dhe primitivizmit, kanë larguar nga mendjet e tyre iluzionet fetare duke i bërë në fakt fetë apo besimet si e drejtë e njeriut për të besuar në mënyrë personal pa i shkaktuar dëm apo penguar tjetrin apo rrezikuar shtetin dhe shoqërinë, por respektuar secilin sipas mënyrës së tij të besimit etj. Të gjitha këto kushte u zhvilluan gradualisht dhe ne mësojmë për këtë zhvillim nga historia. Nëse e njohim historinë, dimë gjithashtu se njeriu, njerëzimi në përgjithësi, popujt dhe kombet e shtetet nuk mund të mbeten në fazën ku ishin në një kohë të caktuar dhe për këtë arsye jo në fazën ku jemi aktualisht. Gjithashtu mësojmë nga historia se si duhet të fillojmë të zhvillohemi dhe të edukohemi më tej.

Pothuajse çdo gjë që ka ndodhur që nga kohërat e lashta ka kontribuar në zhvillimin e ekzistencës sonë të tanishme; edhe ngjarja më e vogël, në sytë tanë, nuk ka mbetur pa pasoja. A duhet të kërkojmë tani të mësojmë gjithçka që u ka ndodhur ndonjëherë të gjithë njerëzve, të gjithë popujve, të gjithë kombeve, të shteteve? Edhe nëse do të donim, nuk do të mundeshim sepse nuk dimë gjithçka ashtu edhe sepse shumë jetë njerëzore, të popujve, kombeve ,shteteve njëra pas tjetrës nuk do të mjaftonin. Vetëm më të rëndësishmet dhe më të shquarat mund të komunikohen në histori ose më saktë në historinë tonë kombëtare iliro-arbërore, europiane apo atë botërore.

Kanë jetuar shumë njerëz që janë dalluar si heronj, burra shteti, shkrimtar, poet, artistë, studiues etj. Njerëzit janë bërë të famshëm përmes veprave të mira dhe të dobishme, për shembull, përmes shpikjeve që u kanë sjellë dobi bashkëkohësve të tyre dhe brezave të mëvonshëm, ose janë bërë të famshëm përmes veprave heroike, pastaj përmes veprave që kanë lënë vulën e identitetit dhe shtetësisë si dhe simboleve kombëtare etj.

Burrat shteti, heronjë, burra intelektualisht të shkëlqyer, shkencëtar e studiues etj, ndonjëherë e habitin vetë natyrën me sjelljen e tyre dhe nxorrën në dritë ide që ndërsa duken kimerike për sa kohë që përvoja nuk ofron prova por më pas pasi ngjarjet morën rrjedhën e tyre u bënë çuditërisht të vërteta.

Por ka edhe nga ata që janë bërë të famshëm përmes veprave të liga, për shembull, përmes mizorisë ndaj qenieve njerëzore, popujve, kombeve, qytetarëve të tyre, përmes shkatërrimit të institucioneve, përmes shtypjes të së vërtetës, përmes futjes së helmit të tyre ideologjikë tiranik dhe diktatorial apo demoniak.

Ashtu siç janë të jashtëzakonshme jetët e njerëzve individualë, ashtu janë të jashtëzakonshme edhe ngjarjet e popujve, kombeve e shteteve kudo në botën e civilizuar.

Shtetet që fillimisht ishin të vogla, të pafuqishme, të pazhvilluara u bënë të fuqishme përmes tregtisë, bujqësisë,industrisë pra më saktësisht përmes zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe të mirqenjes dhe përmes zhvillimit të zgjuar dhe artistik të forcave të tyre,përmes arritjeve shkencore, dhe ngjitjes në shkallët e civilizimit etj. Ndërsa anasjelltas, shtete te vogla,të mëdha e të fuqishme,perandori e mbretëri, diktatura e triani u dobësuan nga luftërat, u zhytën në rrënim përmes arrogancës ose u fundosën përmes paaftësisë së udhëheqësve të tyre dhe injorancëës apo mungesës së rezistencës së nënshtetasve të tyre për të luftuar dhe mbrojtur lirinë dhe të drejtat e tyre deri në frymën e fundit.

Edhe kombi ynë dhe shtetet tona sikur janë Shqipëria dhe Kosova duke ditur se kanë një të kaluar të hidhur historike, me pushtues të njëëpasnjëshëm ,popull i persekutuar nga pushtuesit e ndryshëm, sidomos me pushtues që i kanë qëndruar mbi qafë sikur ishte pushtuesi otoman mbi pesqind vjetë dhe pushtuesi sreb sëfundi, tani duhet të tregojnë së janë të gatshme të bëhen pjesë e familjes europiane, të arritjeve shkencore si dhe t'ia rikthejnë natyrën e vërtetë europiane sikur e kishte bërë më parë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), pra natyrën e tij të plotë si pjesëtar i familjes së vërtetë të kombeve të civilizuara.

Ne si shoqëri dhe komb e shtet duhet ta konsiderojnë historinë tonë kombëtare si një orakull, të cilin duhet ta konsultojmë shpesh dhe ta shohim se si populli dhe parardhësit tanë kanë vuajtur për të ardhë ne këtu, se si populli ynë ka mbet gjallë ende edhe pëkrundër tendecave për të shlyer atë nga faqja e dheut nga pushtuesit e ndryshëm,por ka patur edhe tendenca për ta vetëshkatërruar veten etj etj.

Nëse do të konsultoheshim vazhdimisht me historinë tonë ,sot punët tona si shoqëri dhe shtet e komb do të ishin më ndryshe, nuk do të kishte mohime ndaj figurave themeltare kombëtare sikur janë: Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), Pjetër Bogdani, Nënë Tereza, Idriz Seferi etj, nuk do të kishte rreziqet të brendshme nga ideologë të ideologjisë fetare islamike që tentojnë ta shkatërrrojnë imazhin,identitetin e shtetin tonë demokratik dhe europian,saqë helmi i kësja ideologjie islamike dhe të infektuarëve nga kjo po na dëmtojnë imazhin si komb, shtet, shoqëri edhe në Europë e Botë ku individ të ideologjizuar sulmojnë njerëz të pafajshëm duke e futur kështu Kosovën në shportën e vendeve me fytyrë islamike, poashtu papjekuria e pushtetarëve për të ndërtuar një shtet të vërtetë dhe demokratik europian që nuk i lejon këto dukuri negative si brenda ashtu edhe jashtë të shkaktojnë dëme të tilla të pariparueshme për fytyrën e kombit tonë, Kosovës sonë dhe rrënjëve të saj europiane që ka ajo historikisht si pjesë e këtij kontinentit dhe kësaj familje,pra familjes europiane.

Pra nëse vazhdimisht konsultohemi me historinë tonë ne do të mësojmë jo vetëm madhështinë e kombit tonë, figurat mbikohore që e bënë atë të tillë, por edhe plagët dhe mohuesit, renegatët dhe vetëshkatërruesit apo penguesit e ecjes së kombit tonë krah për krah me kombete e familjes europiane dhe në dinamik me to. Pra do të mësojmë për ballabanizmin, haxhiqamilizmin, esatpashtoptanizmin dhe renegatët e djeshëm dhe të sotëm ballabanët dhe haxhiqamilët e sotëm dhe pasojat si dhe dëmet e mëdha që i shkaktuan kombit tonë dhe po i shkaktojnë edhe sot. Kushdo që i neglizhon këë detyrë, pra të konsultimit me historinë e tij do të endet në errësirë gjithë jetën e tij dhe meqenëse nuk ka respekt për të kaluarën e tij, për paraardhësit e tij ,sepse nuk e di vlerën e saj, atëherë gjykimet e tij për të kalurën por edhe për të tashmen dhe të ardhmen do të jenë po aq të shtrembëruara dhe të paqëndrueshme ashtu edhe veprimet dhe fjalët e tij do të jenë të padrejta dhe në kundërshtim me qëllimin, për shkak se ai nuk dëshironë të mësojë nga historia dhe kështu nuk e njeh as qëllimin dhe dhe as të tashmën e lërë me të kalurën dhe të ardhmen e tij dhe të shtetit, popullit apo kombit të tij.

Arsyeja dhe historia duhet të konsultohen në çështjet më të rëndësishme në mënyrë të vazhdueshme nga secili individ, qytetar, udhëhqës pushtetar, komb ,popull, shtet etj.

Historia dhe Arsyeja janë udhërrëfyesit dhe mësuesit që qielli u ka dhënë njerëzve, popujve, kombeve, shteteve në tokë. Ato flasin më fuqishëm, më qartë dhe më përgjithësisht se çdo gjë që rrethon njeriun. Së pari u japin të gjitha gjërave një gjuhë dhe u japin secilës një kuptim. Prandaj sot ne si shoqëri, si popull, si komb, si shtet, si individ, si udhëheqës, e pushtetar duhet të konsultohemi me historinë dhe arsyen që të mos përsëriten gabimet, por edhe që të mos hyjë kombi, populli apo shteti ynë në histori me gabime të përsëritura apo gabime tjera që do të mbetnin një njollë për historinë dhe brezat e ardhshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Mentalitetet tona paramoderne Gjon Keka: Ngjallu, president i pavdekshëm Dr. Ibrahim Rugova, dhe rikthe lidhjet e fuqishme me miken tonë SHBA Ndue Dedaj: Malet pa nxënës, Tirana pa shkolla Ndue Ukaj: Populli i Kosovës duhet ta braktisë udhën e keqe të fundërrinave politike! Blerim Latifi: Një sqarim për miqtë dhe një mesazh për talibanët shqipfolës Frank Shkreli: Kongresi Amerikan me rezolutë: Socializmi, një ideologji e dështuar! Blerim Latifi: Roma e lavdishme ende ka telashe me barbarët Frank Shkreli: Në Ditët e Shën Nënë Terezës 2025, kombi shqiptar kujton bijën e vet me famë botërore Blerim Latifi: Shoqata e parë joqeveritare që ka vepruar në Kosovë Blerim Latifi: Kush dëshiron të jetojë në Perëndim duhet të perëndimizohet Xhelal Zejneli: Mishel Zevako Blerim Latifi: Anija e të marrëve Gani Mehmetaj: Kristofer Hill - Rugovës iu hodhën në përfaqim, i binin në gjunjë si Papës Blerim Latifi: Nuk munda të hesht kur ende vazhdojnë sulmet kundër emrit dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhelal Zejneli: Vrasjet në botën shqiptare Frank Shkreli: 115-vjetori i ditëlindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetori i bekimit të gurthemelit të katedrales së saj në Prishtinë Ndue Ukaj: Ibrahim Rugova - Nënë Tereza është engjëll i rojës për Kosovën dhe për popullin shqiptar Ndue Ukaj: Asnjë listë serbe, nuk mund t’i bëjë dëme Kosovës, më shumë se patriotët tallava Xhelal Zejneli: Zjarre apokaliptike në botën shqiptare Gjon Keka: Gjergj Kastrioti është figura e vetme që na frymëzon, na mban në unitet dhe na ribashkon me familjen europiane

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx