E merkure, 03.09.2025, 01:00 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kristofer Hill - Rugovës iu hodhën në përfaqim, i binin në gjunjë si Papës

E marte, 02.09.2025, 06:53 PM


Gani Mehmetaj:

Kristofer Hill:  RUGOVËS IU HODHËN NË PËRQAFIM,

I BININ NË GJUNJË SI PAPËS

“E mora (Rugovën) në makinën time më 3 nëntor (1998) dhe shkuam së pari në katundin e vogël piktoresk, në Banjë të Malishevës. Minareja e xhamisë së katundit ishte rrëzuar nga një predhë shumë precize nga tanku. Kërma të kafshëve të banorëve të fshatit ende po prisheshin në fushë që prej një muaji, kur serbët i kishin përdorur si ushtrim për marrje në shenjë. Vazhduam pastaj për në fshatin e vogël Ostrozub, ku po ashtu dolëm jashtë në rrugën kryesore që gëlonte me banorë të kthyer, të cilët bartnin dhe tërhiqnin zvarrë plaçkat e veta personale teksa ktheheshin nga mali ku qenë fshehur me javë të tëra, në pyll.

Reagimi i tyre kur e panë Rugovën ishte i jashtëzakonshëm.Njerëzit fillimisht ngurruan kur panë prijësin e vet prej më shumë se një dekade, pastaj iu afruan dhe iu hodhën me krahë rreth qafe, duke e puthur në faqe. Disa iu hodhën në përqafim dhe i ranë në gjunjë, duke ia puthur dorën, si të ishte Papë.

U ndala për të kapur pamjen në tërësinë e saj. Se çka i bën disa politikanë karizmatikë dhe çka jo, ka qenë koncept përherë i pakapshëm për mua.

Por  në këtë ditë e pashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej konsideruar – ndoshta prej kësaj buronte arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerë ishin aq të ashpër me të.

(Emisari amerikan për Kosovën në vitin 1998, ambasadori Christopher R. Hill, në librin “Outpost: Life on the Frontlines of American Diplomacy” (Pararojë: Jeta në vijat e para të frontit të diplomacisë amerikane).

Sipas motiveve të librit "Rugovën, si e kam njohur" do bëhet filmi "Ibrahim Rugova, rilindasi i fundit".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx