Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Kur me gjuajtën me armë zjarri në shtëpi, institucionet e shtetit heshtën në mënyrë të frikshme
E shtune, 26.04.2025, 07:00 PM
Kur me gjuajtën me armë zjarri në shtëpi, institucionet e shtetit heshtën në mënyrë të frikshme
Shkruan:
Gani Mehmetaj, shkrimtar, producent
Kur
në fund të janarit 2020 me sulmuan me armë të gjatë në dhomën e gjumit, ishte
rastësi që plumbi ndeshi në shtresën e aluminit të parvazit të dritares dhe nuk
me goditi në kokë. Policia e Kosovës, edhe pse ishte në vendngjarje nuk e dha
asnjë komunikatë. Së pari terri i frikësonte të shihnin në një shtëpi të
braktisur shtatë-tetëqind metra larg shtëpisë sime nga ku dyshonin se mund të
ketë gjuajtur keqbërësi. Së dyti nuk e kishin me vete ekspertin e balistikës
dhe pajimet e natës. Së treti premtuan se do të vijnë nesër, por nuk u duken.
Pyetjes
rutine në ke dyshon, u thash se dyshimi nuk është fakt.
Institucionet
e Kosovës, e heshtën ngjarjen e trishtë, që mund të përfundonte tragjikisht.
Heshtja mbretëronte në të gjitha nivelet shoqërore, në shkallë kombëtare.
Heshti edhe Ministria e Kulturës, ku isha drejtor i Kosovafilmit. Një heshtje e
frikshme që ta paralizonte trurin. Heshtën edhe tri shoqatat profesionale (e
shkrimtarëve, e kineastëve dhe e gazetarëve) si t’ua kishte mbyll dikush gojën
a si të qenë pjesë e përbetimit.
Dashamirët
frikësoheshin për mua. Më këshillonin të kisha kujdes. Kreu i Bashkësisë Islame
u flisnin me urrejtje të tërbuar miqve të mi, duke me akuzuar për islamofob.
Por nuk i dënonin sulmet kundër meje.
Me
ndërmjetësimin e mikut tim, e informova ambasadorin amerikan në një ambient të
mbyllur. Po me ndërmjetësimin nga ambasada me thanë që të kërkoja sqarim me
gojë dhe me shkrim nga Stacioni Policor në Lagjen e Muhaxherëve.
Për
ironi në këtë stacion policie me kishin terrorizuar me 1997 policia serbe, sa
me detyruan ta braktisja vendin, me terrorizoi pas lufte një hetues gjysmë
analfabet, i ndërsyer nga lartë me akuzë idiotësh. Tash duhej të kërkoja
raportin për sulmin në shtëpinë time. Mirëpo, zyrtari civil nuk me dha asnjë sqarim,
i shmangej përgjigjeve konkrete dhe premtonte mjegullt se do të bëjnë diçka,
por s’bënë asgjë, edhe pse i kishin premtuar zyrtarit të ambasadës.
E
vetmja Zyra Qendrore e Ungjillorëve të Kosovës reagoi dhe i lajmëroi të gjitha
ambasadat dhe institucionet ndërkombëtare, me kërkesën që organet tona të
kapnin keqbërësit. Organet prapë nuk reaguan.
Unë
isha mësuar me kërcënime anonime. Ndonjë vjet më parë në FB një islamik më
“premtonte” se do të ma hiqte kokën me shpat, tjetri vëlla i tij islamik se do
të me varte. Të dytë i identifikova dhe i paraqita në polici.
-S’
asht’ gja, - me tha një polic që merrej
me kërcënimet elektronike. Më vonë lexova se atë polic e suspenduan a e
shkarkuan për rrahje nga kënaqësia të një adoleshenti në zyrat e policisë,
ndwrsa e xhironte me celular.
Me
deçanasin kërcënues me duket foli, apo komunikoi me mesenxher, nuk jam i
sigurt. Tjetrin e kishte në ekran të kompjuterit. Por nuk i pashë që e dërguan
njësinë speciale që t’i arrestonin.
Dola
i zhgënjyer nga kjo papërgjegjësi. Nuk e mora vesh i arrestuan apo i përgëzuan
kërcënuesit më vonë. Mua nuk me lajmëruan, edhe pse isha i interesuar t’i
njihja personalisht. Doja të dija çka u kisha bërë.
Po
ashtu, më herët ma kishin taksuar kokën me 70.000 marka gjermane, sepse nuk u
pëlqenin shkrimet e mia, thua për qefin e tyre duhej të shkruaja. Por nuk me
kishte shkuar ndër mend se do të me rrezikonin edhe në dhomën e gjumit.
Pas
disa javësh që të mbrohesha nga gjuajtjet tinëzare nga mali, (e kam
shtëpinë afër Parkut të Gërmisë), e kam
bërë një gjysmë muri mbrojtës nga ana ballore e dhomës së gjumit. Kështu, e
bëra shtëpinë gjysmë kështjellë. Por shkrimet nuk i reshta.
Të
bëje letërsi a kinematografi në këtë atmosferë terrori ishte e vështirë, traumatike, megjithatë e sfidova terrorin:
shkrova romane, skenarë filmi dhe publicistikë.
Në
fund të ve në pah se disa nga portalet dashamirëse e dhanë komunikatën time
(https://www.botasot.info/.../u-sulmua-me-arme-ish.../.
https://www.syri.net/.../sulmohet-shtepia-e-publicistit.../ etj.
Pjesa
më e madhe e portaleve nuk e dhanë komunikatën, nuk e dhanë as televizionet.
Disa
e dhanë me bishta: https://www.gazetaexpress.com/publicisti-gani-mehmetaj.../,
duke me cituar mua, por pa e pyetur policinë është e vërtete apo jo ajo që kam
shkruar në FB.
Jeta
vazhdon me dhe pa kërcënime.