E merkure, 30.04.2025, 03:48 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kur Tito ia shiste familjet shqiptare dhe boshnjake Turqisë me çmimin e një lopë

E merkure, 18.09.2024, 06:56 PM


Kur Tito ia shiste familjet shqiptare dhe boshnjake Turqisë me çmimin, një shqiptar a boshnjak, një lopë

Nga Gani Mehmetaj

“Tito ka shitur, kurse Turqia ka blere 40.000 familje boshnjake (e shqiptare-vërejtja jonë), me çmimin e 500 lirave turke për familje”, thotë akademiku boshnjak Sherbo Rastoder në një film dokumentar në tik-tok.

Marrëveshja Tito -Menderes është bërë sipas të njëjtit parim si marrëveshja e vitit 1938, kur Jugosllavia i ka shitur, kurse Turqia i ka blerë ”.

Secila familje që shitej në Turqi së pari duhej të regjistrohej turke në Shkup.

Me themelimin e Jugosllavisë së re, Josip Broz Tito bënë marrëveshje të re me kryeministrin turk Adnan Menderes. Nuk quhej kontratë, sepse Tito nuk dëshironte të jetë vazhdues i Jugosllavisë se Kralit, por arrijnë një marrëveshje që e quajnë “xhentëlmenë”, ku do të jenë 40.000 familje “turke” (shqiptare e boshnjake) , që do të shpërngulen në Turqi, ndërsa Turqia për secilën familje paguante çmimin 500 lira. Ndërkaq, çmimi i një shqiptari-boshnjaku ishte sa çmimi i një lope.

“Kështu shteti jugosllavë që i shpërngulë ka dobi të dyfishtë, por leverdi të dyfishtë ka edhe Turqia, shteti që i pranon-blenë.

“Prandaj unë po flas për një tregti morbide, sepse për mua ishte tregti morbide, ku njerëzit marrin pjesë dhe nuk e dinë në çfarë marrëveshje kanë hyrë,.” rrëfen akademiku Sherbo Rastoder në një film dokumentar në tik-tok.

Marrëveshja është bërë me 1953, ndërsa dy vjet më vonë ka nis terrori i Rankoviqit ndaj shqiptarëve e boshnjakëve që të zbatohej marrëveshja Adnan Menderes-Josip Broz Tito.

Tito-Menderes, Jovanka Broz, kur i shisnin shqiptarët e boshnjakët.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx