E marte, 30.04.2024, 08:39 PM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Marie Shllaku, Zhan D'Ark shqiptare

E hene, 01.04.2024, 08:53 PM


Marie Shllaku, Zhan D'Ark shqiptare

Nga Gani Mehmetaj

Me 2 prill 2024, në Pejë, do të bëhet përurimi i bustit të Marie Shllakut, heroines që luftoi për lirinë e Dardanisë.

Nazmi Kursani, gjakovar,  njeri i OZN-se, e tradhëtoi dhe e dorëzoi te serbët, ndërsa e denuan me vdekje dhe e pushkatuan heroinen shqiptare me katër prifterinj shkodranë.

Fragment nga romani "Muri i heshtjes" që se shpejti do te botohet në në Tiranë;

Rrëfimi për Marie Shllakun ishte ndër rrëfimet më tronditëse. Maria e re erdhi nga Shkodra të organizonte rezistencën kundër ushtrisë jugosllave që e pushtoi vendin. Por e zunë me dredhi dhe e futën në burg. E torturuan çnjerëzisht, e gjymtuan, por nuk i nxorën asnjë fjalë, nuk e tregoi asnjërin nga bashkëpunëtorët e rezistencës. Një natë u fut njësia speciale në burg me qeleshe të bardha e shqiponjë në qeleshe. Njësiti e liroi Marie Shllakun dhe u zhduk në terrin e natës. Në krye të grupit komando ishte një UDB-ash shqiptar i qytetit, ndërsa paraqitej kinse është nga grupi i rezistencës nacionaliste. Pas disa javësh vajza e rezistencës, e fshehur dhe e plagosur, nisi ta besonte spiunin, e dërgoi në famullinë e qytetit që të vinte kontakte me priftërinjtë. Atë Bernard Llupi, famullitari i qytetit dyshonte në vajtje-ardhjet e spiunit që shtihej si i Ballit Kombëtar, por kur ai solli zinxhirin e artë të vajzës së re me porosinë e fshehtë, ai e besoi. Dhe ra në grackë.

-E vranë Marinë shtalb të re, e zunë me pabesi. I vranë edhe priftat, he Zoti i vraftë, -mallkonte Zoja e Lleshit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora