Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Kur kryqi bie në duart e djajve
E diele, 19.11.2023, 08:58 PM
Kur kryqi bie në duart e djajve
Nga
Gani Mehmetaj
Kur
e shohin shqiptarët katolikë e myslimanë kryqin gjigant pravosllavë në Tetovë e
në Shkup, s' ka si të mos ua kujtoj rrëfimet e prindërve për masakrat e
ushtrisë serbe e bullgare, ndërsa u prinin “popat” me mjekra të zeza dhe me
shpirt edhe më të nxirë. Ata që nuk pranonin të bëheshin shki, popi sllav
urdhëronte t’i thernin ose t’i pushkatonin.
Popat
shki kanë urdhëruar pushkatimin e mijëra shqiptarëve myslimanë e katolik që nuk
pranuan të puthnin kryqin pravosllavë, të vënin “shajkaqe” serbe, “shubare”
bullgare e “kapica” cërnagore.
Në
Mavrovë ushtria bullgare e serbe ka pushkatuar dhjetëra priftërinj ortodoks
shqiptarë që nuk pranuan të mbanin meshën në gjuhë sllave.
Në
Dardani e kanë rrjep për së gjalli priftin katolikë që u tha besimtarëve shqiptarë:
“Mos e puthni kryqin e shkive, mos u pagëzoni në fenë e shkaut”.
Pushoi
ky pagëzim me kryq e me bajonetë, u zvogëluan vrasjet, kur Vatikani e informoi
botën.
Por
duhet ta dimë se një kohë të gjithë shqiptarët në Dardani e në Maqedoni, i
pagëzuan me dhunë në fenë e shkaut, u dhanë emra sllavë dhe i detyruan të
mbanin “shajkaqe”, “shubare” dhe “kapica”. Edhe emrat ua ndryshuan në Zhivorad,
Millorad, Milena, Mileva etj. Kush
fliste shqip e vrisnin.
Jemi
mësuar që kryqin ta shohim në filma si armë kundër djallit. Por kur ra kryqi në
duart e popave djaj, u bë armë e masakrës e frikësimit.
Armë
e djallit po bëhet edhe ky “kryq” gjigant në Tetovë dhe ai që u vendos pas
vitit 2000 në Vodno të Shkupit.
Ata
me kryqin gjigant duan ti rikujtojnë shqiptarët për pagëzimet me hekur e me
zjarrë. Janë nipat e shkive që masakruan
shqiptarë.
Por
njëkohësisht për ata që nuk e dinë keqpërdorimin e kryqit, të thonë, ja si
reagojnë shqiptarët dhunshëm ndaj simboleve fetare të krishtera.
Është
mirë që burrat e gratë me mend në kokë të sqarojnë para subjekteve
ndërkombëtare e ambasadave në Shkup se ne nuk kemi asgjë kundër simboleve të
krishtera, por jemi kundër keqpërdorimit
për qëllime të nxitjes së trazirave e mos durimit.