Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Paternalizmi i Shqipërisë xhuxhe
E premte, 20.10.2023, 07:55 PM
Paternalizmi
i Shqipërisë xhuxhe
Nga
Gani Mehmetaj
Enver
Hoxha ia dorëzoi në tabaka Dardaninë Jugosllavisë së Josip Broz Titos pasi e
çarmatosi popullatën që donin të mbroheshin. Tito pastaj e lau në gjak kombin
shqiptarë në ish -Jugosllavi. Dardanët kurrë nuk e morën vetën nga kjo masakër.
Pesëdhjetë
vjet më vonë Fatos Nano kur u takua me Milosheviçin me pafytyrësi të paparë u
tha dardanëve se kryeqytet i tyre ishte
Beogradi. Ndonjë vjet më parë Sali Berisha përpiqej ti bindte se duhej të
dilnin në zgjedhje të Serbisë!
Edi
Rama gati u tërbua që ti fuste të gjithë shqiptarët nën Serbi me një sajesë
frankeshtajne jugosllave pa Kroacinë e Slloveninë.
Kur
kjo sajesë dështoi, nisi të rrëmonte si urithi që një pjesë të veriut të
Mitrovicës t' ia falte Serbisë.
Paternalizmi
arrogantë është ngulitur në mëndësinë prej të krisuri të zyrtarëve më të lartë
të shtetit shqiptar. Sa herë që kanë probleme të brendshme nisin të bëjnë
pazare në kurrizë të dardanëve.
Athua
pse nuk e kuptojnë shtetarët deshtakë shqiptarë se paternalizmi i shkon një
shteti të fuqishëm me ekonomi të fortë dhe me ushtri edhe më të fortë, që kur
të paraqitet nëvoja mund ta mbrojnë. Por nuk i shkon një shteti xhuxh që as
macjen nuk e nxjerrin nga përsheshi.
Është
mirë ta kuptojnë edhe ata ndërkombëtar që e ndërsejnë Ramën se Shqipëria nuk
duhet ta dëmtojë aq rëndë Dardaninë. Gabojnë nëse mendojnë ndryshe. Asnjë parti
politike shqiptare në Dardani nuk e mbështet paternalizmin e Shqipërisë xhuxhe
me shumë probleme.