Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Frustrimi i ushtrisë turke
E hene, 03.10.2022, 08:00 PM
Frustrimi i ushtrisë turke
Nga
Gani Mehmetaj
Nga
130 mijë kilometra katrorë mezi i mbeten Shqipërisë së copëtuar 29 mijë
kilometra katror. Atë copë Shqipëri e kemi fal ndihmës së Austro-Hungarisë dhe
shqiptarëve katolikë.
Ushtria
turke në 120 vjetët e fundit ka pësuar disfata të njëpasnjëshme si asnjë ushtri
tjetër. E sulmoi dhe e mundi Greqia, e sulmoi dhe e mundi Serbia me bashibozukë
rrjepacakësh e kriminelësh, e sulmoi dhe e turpëroi një grusht cubash të Malit
të Zi. Po të mos e ndihmonte Evropa, Bullgaria gati e mori Kostandinopojën
(Stambollin). Rusia po ashtu e rrezikoi Turqinë sikur mos e dëbonte ushtrinë
ruse Britania e Madhe.
Të
gjitha shtetet e reja që u krijuan në kurrizin tonë më shumë luftuan kundër
shqiptarëve se sa bënë luftë kundër ushtrisë turke që tërhiqej qyqarisht dhe ua
dorëzonte territoret shqiptare fqinjëve tonë. Ishte cinike kur ushtria turke u
bënte rezistencë kryengritësve shqiptarë, duke pritur që të afrohej ushtria
serbe, të cilës pastaj ua dorëzonte qytetet shqiptare me ceremoni e parada
ushtarake, sipas marrëveshjeve të fshehta.
Ushtria
turke e frustruar dhe e tërbuar nga disfatat e vazhdueshme gati na shfarosi në
grahmat e veta të fundit që po i përjetonte në Gadishullin Ilirik. Ushtria
turke na luftoi egërsisht duke e dobësuar faktorin shqiptar në atë shkallë sa
që nuk na mbetën forca ta mbronim Shqipërinë.
Kur
u tërhoq ushtria turke nga Shqipëria e katër vilajeteve la prapa kufomat e
mijëra shqiptarëve që i vrau, mori robër lufte dhe i degdisi në Anadoll e në
hapsane mijëra burra shqiptarë, i gremisi në luftëra të pakuptimta mijëra të
tjerë.
Ekonominë
shqiptare e rrafshoi për toke. Prandaj e copëtuan me aq lehtësi Shqipërinë
Greqia, Serbia, e Mali i Zi. Nga 130 mijë kilometra katrorë mezi i mbeten
Shqipërisë së copëtuar 29 mijë kilometra katror. Atë copë Shqipëri e kemi fal
ndihmës së Austro-Hungarisë dhe shqiptarëve katolikë.
Ushtria
turke është e frustruar nga këto disfata 120-vjeçare edhe sot e kësaj dite: në
batakun e luftërave të pafundme kundër kurdëve, rrënoi tokat kurdë, por nuk
fitoi. Është fatbardhësi që nuk e kemi në kufi, sepse do ta pësonim fatin e
Kurdistanit.
Megjithatë
nuk e kam të qartë ç’kërkon ushtria turke në Rrafshin e Dukagjinit, zonën ku ka
bërë më së shumti krime dikur. Me irrituan kur i pashë në Istog. Trupat turke e
serbe ende kujtohen për krime e përdhunime, prandaj bëjnë mirë që të jenë sa më
larg vendit të krimit .
Por
ka shqiptar tru shpërlarë që flasin si në dëlir për “fuqinë” e këtyre dy
ushtrive.