E shtune, 20.04.2024, 03:22 PM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Mehmet Akifi i fëmijërisë sime

E shtune, 24.09.2022, 09:00 PM


Mehmet Akifi i fëmijërisë sime

Prejardhja e Mehmet Akifit është nga Nikaj-Merturi

Nga Gani Mehmetaj

Me 2001 një kolege gazetare, me pyeti si mund të shkonte më ekipin turk në katundin Shushicë të Istogut. Ajo punonte për një televizion të Stambollit.  Donin të bënin film dokumentar për Mehmet Akifin.

-Unë vi me juve,- i thashë i entuziazmuar, -Mehmet Akifi është i katundit të  dajave të mi.

-Por ai është turk. Me kanë thënë se i tërë katundi janë turq, -me tha gazetari nga Stambolli. Me habiti reagimi i tij.

-Katundi nuk e di asnjë fjalë turke. Të gjithë janë shqiptarë. Të parët e Mehmet Akifit janë nga Nikaj-Merturi. Ishin shqiptar katolik kur erdhën në këtë katund, pastaj u islamizuan, - i thash i sigurt, sepse e kisha dëgjuar dhjetëra herë para pesëdhjetë vjetësh nga një kushëri i dajave që ishte afër të tetëdhjetave. Turku u thartua. Kurrë nuk me thirri më.

Për Mehmet Akifin kisha dëgjuar në fëmijëri. Nëna ime, ndjesë pastë, e  tregonte shembull të suksesit. Njëri që bëri nam. Çka kishte bërë nuk dinte ta sqaronte, por që kishte mbaruar shkolla të mëdha.

Babai i Mehmetit kishte shkuar nizam a në mejtep, as këtë nuk dinin ta sqaronin. U martua dhe mbeti atje. Humbi në detin e osmanëve. Dikush tha se u bë hoxhë. Edhe i biri hoxhë u bë, por që shkroi gjëra me vlerë.

I pari i dajave të mi tregonte se Mehmet Akifi nuk u tregua miqësor me Isa Boletinin. E paska sha pse luftoi kundër turqve. Mehmet Akifi, nip i tyre, i paska fye edhe shqiptarët dhe katundin e vet pse luftuan kundër Turqisë. Ndërkaq, dajave të mi u kishte mbetur hatri në Mehmet Akifin, sepse më i famshmi i dajave, Sejdi Sakaj, ishte me Isa Boletini, ndërsa turqit ia dogjën shtëpinë dhe pasurinë.

Pati nga ata kushëri të dajave që e shanin Sejdi Sakun, “ia panë sherrin”, thoshin ata, “na la pa asgjë. Një herë na dogji turku, pastaj serbi”. Por shumica mburreshin me trimërinë dhe mençurinë e Sakut. Pastaj për ironi, jeta i përplasi deri në një në Turqi. Nuk mbeti asnjë në katund, i lanë shtëpitë shkretë.

Kështu e mbajë në mend Mehmet Akifin, nipin e Nikajve -Merturit, që i tradhtoi të parët dhe katundin Shushicë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora