Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Moda beduine e iftareve në rrugë e çadra
E diele, 01.05.2022, 07:27 PM
Moda beduine e iftareve në rrugë e çadra
Nga
Gani Mehmetaj
Shqiptarët
e varfër e të shkretë me mendësi mercenari për turp e shesin komb e atdhe për
një drekë arixhinjsh në rrugë.
1. Shtrimi i iftareve
(darkave beduine) në rrugë, trotuare e çadra është fenomen (i ri), i shëmtuar
që e ka pushtuar Dardaninë. Kur i sheh të mjerët e Dardanisë se si e çapëlejnë
kofshën e pulës si të mos kishin ngrënë me javë, të mbërthen sikleti. Nuk e di
jemi në shkretëtirën arabe të shekullit VII, apo në Dardaninë evropiane të
shekullit XXI. Si pa të keq modën beduine të iftareve në rrugë e filluan
shoqatat vehabiste-terroriste, e vazhduan shoqatat tjera islamike të burimeve
të dyshimta financiare, ndërsa tash në organizimin e iftareve mbizotëron KFOR-i
turk e ambasada turke, që i fusin duart kudo. Të përzihet në lukth kur sheh
qindra burra e fëmijë, të veshur keq si të ishin në shkretëtirën arabe, që kanë
bërë rrugë tërë ditën pas deveve (gamileve). Fatkeqësisht shoqatat islamike pos
varfërisë së shqiptarëve, e shfrytëzon edhe varfërinë e skajshme të komunitetit
jevgë që vijnë për bukën e gojës nga Shqipëria.
2. Moda e darkave beduine
i ka infektuar zyrtarët “evropianë” të kryeqytetit e të qyteteve provinciale mu
sikur infektoheshin kur ishin fëmijë nga zhuga. I ngjitet njërit, i kalon
tjetrit. Organizojnë shtetarët iftare për t’ia bërë qefin Turqisë e shteteve
arabe, organizojnë iftare për të përfituar për xhepin e tyre, sepse për vota
nuk e bëjnë, përkundrazi humbasin vota.Hoqën dorë këta shkretanë nga darka
tradicionale shqiptare-Darka e Lamës dhe e përqafuan darkën arabe.
3. Zhuga e darkave beduine
(iftareve) i ka infektuara edhe disa kategori të intelektualeve të rrejshëm që
e imitojnë beduinin e deveve si majmuni njeriun. Nuk agjërojnë, nuk e
respektojnë asnjë rit myslimanë, e megjithatë janë dyfytyrësh e
konformistë, thërrasin mysafirë për
iftar, ose shkojnë mysafirë në iftare, mi si shkonim dikur në darkat evropiane
të fundjave me miq. Çfarë degjenerimi moral e kulturorë, çfarë turpi!
dardaniapress.com