Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Fashistë kosovarë dhe vëllezërit serbë
E hene, 09.08.2021, 06:01 PM
Fashistë kosovarë dhe vëllezërit serbë
Nga
Gani Mehmetaj
Kush
nuk e pëlqen projektin e Ballkanit të hapur- Jugosllavia e trete me Shqipërinë
brenda, është fashist. Kush nuk e pëlqen muzikën e plagjiatorit e
luftënxitësit Bregoviç, është fashist e
shkuar fashistit, shkruan një analist nga Shqipëria “mëmë”.
Kush
nuk e pranon Jugosllavinë e Titos, është tradhtar, kërcënonte Enver Hoxha nga
Tirana. Kush nuk e pranon serbianin vëlla, është tradhtar e kokëderr kosovarë,
kërcënonin partizanët shqiptarë nëpër qytetet e katundet e Kosovës. Madje i
pushkatonin ata që thoshin se serbët nuk i kemi vëllezër, por i kemi armiq.
Besojë
se analisti nga Tirana vetëm pushkatim verbal do të na bëjë. Dikur po të te
quanin fashist në Shqipëri e në Kosovë, të vrisnin, sot vetëm të rruajnë.