Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Nipave te Miladinit e Vuçiçit
E enjte, 05.08.2021, 08:04 PM
Nipave te Miladinit e Vuçiçit
Nga
Gani Mehmetaj
Ju
nuk e keni fqinj Serbinë, prandaj nuk e di pse e trajtoni si të tillë. E kishit
fqinjë por u dolëm ne në mes. Do të bëni fqinjësi e dashuri me urë ajrore? E
keni “fqinjë” Serbinë sa e keni Kroacinë. Pse me Kroacinë nuk bëni fqinjësi?
Asnjë të keqe nuk u kanë bërë, përkundrazi i kishim aleatë, na ndihmuan dhe u
ndihmuam. Kanë dashamirësi ndaj Shqipërisë e Kosovës, por ju nuk e doni dorën e
miqësisë me kroatë, që të mos e
hidhëroni Serbinë, sepse Serbia është në armiqësi me ta.
Pse
nuk përgjëroheni pas kroatëve që i kemi miq, ndërsa shkrihemi pas serbëve që
asnjë shenj miqësi nuk treguan. Pse nuk bini në dëlirë pas këngëtarëve kroatë,
edhe pse janë më të mirë. Ju nuk e dini, por roku me të cilin qenkeni rritur
është roku kroat, nuk ishte jugosllavë. Ju çdo gjë e quanit jugosllave, ndërsa
e mendonit serbe. Aq dini.
Me
kulturë e mendërisht, ju nipat Enverit e të Miladinit ende jeni të izoluar. Vuani nga kompleksi i
inferioritetet ndaj serbëve. Mjerë ju që nuk e keni kaluar këtë sëmundje të
popujve primitivë.
Shteti
kroat me asnjë çmim nuk do t'i ftonte këngëtarët serb në kryeqytetin e tyre,
edhe pse janë shumë-shumë më të kulturuar se ju, janë shumëfish më të zhvilluar
se ju, kanë traditë e kulture evropiane, por Serbinë e trajtojnë armik. Serbët
kanë bërë krime në Kroaci (dhjetëfish më pak se sa të ne), por nuk ua harrojnë,
nuk janë dele as puthadorë si ju.
Këngët
serbe pos jush askush ne Ballkan nuk i dëgjon. Dhe ju i dëgjoni dy këngëtare
primitive që i dëgjojnë vetëm fundërrinat sociale në Serbi. Ose shkriheni pas
luftënxitësit Bregoviç, bastard, që e mohon gjysmë përkatësin e vet kroate nga
frika e serbëve. Babanë e kishte kroat, por meqë jetoi me nënën serbe në
Beograd, e mohoi kombin e vet kroat, duke i mbështetur krimet serbe.
S’ka
komb në Ballkan që i do serbët, sepse kanë bërë krime në Slloveni, bënë krime
në Kroaci, e masakruan Bosnjë-Hercegovinën, u kanë zhvatur territore hungareze,
e bullgarëve. Vetëm populli dele si ju
harron.
Pastaj
në mënyrë cinike thuani kinse ne vazhdojmë të bëjmë rolin e viktimës? Shkruan
si të ishit vëllau i Vuçiçit që nuk i pranon krimet. Dilni në mbrojtje të
serbëve kopeisht si tw ishit vëlla me te.
Sa
turp!
Nga
tregtarët “tonë”, pa komb, pa fe dhe pa atdhe me vjen turp, nuk janë të kombi
tim.