Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Ukraina 2022 - Kosova 1999
E premte, 18.03.2022, 09:56 PM
Ukraina 2022 - Kosova 1999
Nga
Gani Mehmetaj
Askush
më shumë se sa shqiptarët nuk i ndjejnë vuajtjet dhe sakrificat e ukrainasve.
Askush me shumë se sa shqiptarët nuk kanë ecur nëpër gaca të ndezura
këmbëzbathur, ashtu si po ecin tash populli fatkeq ukrainas.
Serbia
e sulmoi Kosovën me 1998-99 dhe e masakroi, e dogji dhe e shkrumboi. Rusia e
sulmoi Ukrainën me 2022 dhe e masakroi, e dogji dhe e shkrumboi.
Vargu
i refugjatëve ukrainas, na e kujton vargun e refugjatëve shqiptarë.
Putini
u tregua i pamëshirshëm e mizor ndaj popullit ukrainas, mu si u tregua
Milosheviçi i pamëshirshëm e mizor ndaj shqiptarëve.
Ata
shqiptarë që nuk bashkëjetojnë me fatkeqësinë e ukrainasve, ndërsa e dinë çka
kanë hequr vet nga pushtuesit, janë të pandjenja, s’kanë njerëzi e mëshirë,
janë me tru të shpërlarë, mizor e mosntrum. Ata që përpiqen të arsyetojnë
krimet e Putinit, le t’i arsyetojnë edhe krimet e Milosheviçit, është e njëjta
gjë.
Arsyetimet
që i nxjerrin një lukuni trushpërlarësh janë mbështetje krimit, duartrokitje
kriminelit.