Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Letër publike kryeministrit Albin Kurti
E premte, 29.10.2021, 07:47 PM
Letër publike kryeministrit Albin Kurti:
Kush nuk ka kontribuar
në Fondin e Pensioneve të Serbisë, nuk merr pensione nga shteti i Kosovës
Zoti
Kryeministër
Nuk
e kuptoj pse nuk e zhvlerësuat Ligjin e Pensioneve, ligjin më antishqiptarë në
njëzetë vjetet e fundit, të votuar nga PDK, LDK,AAK? Pse zyrtarët tuaj po e
zbatojnë këtë ligj antishtetëror me fanatizëm të çoroditur si asnjë
administratë tjetër. Po ua tregojë arsyet e kësaj letre
Shkruan:
Gani Mehmetaj
Ministria
e Financave, Punës dhe Transfereve (Departamenti i Pensioneve) ditë më parë ma
lëshoi një vendim të kundërligjshëm, me të cilin e zhvlerësoi vendimin e
mëparshëm. Kështu, pas një viti ma zbriti pensionin nga 265 euro, në 90 euro,
edhe pse sipas ligjit i kisha 20 vjet(1978-1998) përvojë pune në gazetën e
përditshme “Rilindja”, ndërsa ata i kërkonin 15 vjet. Kontratat e vendimet po
ashtu i kisha në rregull.
Në
arsyetimin e vendimit zyrtarët tuaj shkruajnë se meqë gazeta “Rilindja” nuk i
ka paguar kontributet në Fondin e Pensioneve të Serbisë, shteti i Kosovës ma
ndërpret pensionin!
Arsyetim
më të çoroditur nuk kam lexuar në njëzetë vjetet e fundit. Keni lexuar ju
çorodi më të madhe?
Ku
e morën vesh zyrtarët tuaj se “Rilindja” nuk i paska paguar kontributet në
Fondin e Pensioneve të Serbisë pas vitit 1987? Morën dosjet nga administrata e
Milosheviq- Vuçiqit? Gënjyen pa fije turpi? Apo dikush mi ndërseu? Pos meje ata
ua ndërprenë pensionet edhe dy kolegëve, Gani Mulliqit e Avni Spahiut.
Që
të jetë cinizmi më i madh, qindra gazetarë e punëtorë të Rilindjes nuk i kanë
paguar kontributet për Serbinë, edhe po të donin, sepse Serbia e mbylli
xhirollogarinë tonë. Pra asnjë gazetar a punëtor i Rilindjes pas vitit 1987 nuk
ka kontribuar për fondin e pensioneve të Serbisë. Por zyrtarët tuaj na veçuan
ne të treve.
Pse
ky veçim, zoti kryeministër? A ishte kjo përpjekje e zyrtarëve tuaj t’u
komprometojnë? Ishte hakmarrje e ndonjë faqeziu? Apo i urdhëroi dikush?
Administrata
juaj e zbatoi ligjin më antishqiptar të Kosovës, Ligjin e Pensioneve që e kanë
votuar deputetët e Kuvendit të Kosovës (PDK, LDK, AAK etj), sepse donin të fusnin kontrabandë “veteranë lufte”, ata që
kurrë nuk e kanë kapur pushkën, as nuk e kanë nuhatur erën e barotit. Thuhet se
futën afër 40.000 veteranë të rrejshëm, ndërsa nxorën nga lista e pensioneve
mbi 10.0000 punëtorë shqiptarë që nuk i dhanë para Serbisë së Milosheviqit.
Kështu për herë të dytë i lanë në varfëri të skajshme, mbi 10.0000 familje
shqiptare, sepse me 90 euro bukë nuk ngopën. Sa e kanë rrogën ata deputetë e
zyrtarë që e bënë këtë krim?
Serbia
sigurisht i ka falënderuar deputetët që e votuan ligjin, sepse ndëshkuan ata që
nuk i paguan kontribute Millosheviqit. Por nuk e kuptojë pse po i lejoni që
zyrtarët tuaja ta zbatojnë me më fanatizëm se ata të mëparshmit ligjin
antishqiptarë.
Gani Mehmetaj,
shkrimtar, publicist (ish gazetar i Rilindjes)