Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Komisarët politikë dhe komunistët e lajthitur
E merkure, 09.02.2022, 07:55 PM
Komisarët politikë dhe komunistët e lajthitur
Nga
Gani Mehmetaj
Nuk
e di pse reagojnë bashkëkombësit e mi përtej Drinit ndaj nazizmit edhe pas 80
vitesh si të ishin me të prapme në gaca prushi. Nuk shkruajnë, as nuk flasin
për krimet e ushtrisë serbe me 1912- 1913
në veriun e Shqipërisë kur masakruan mijëra burra e gra nga Luma në
Dibër nga Qafthana në Elbasan. Masakruan edhe në Luftën e Madhe nga Prizreni në
Durrës. Gurë mbi gurë nuk lanë
Heshtin
për masakrat e partizanëve serbo- malazezë në ish-Jugosllavi kur ushtria e
Titos vrau 50.000 shqiptarë.
Heshtin edhe për masakrat e partizanëve të
Ramiz Alisë e Shefqet Peçit në Kosovë. Për bashkëpunimin kriminal Tito -Enver
nuk flasin "antinazistët" përtej Drinit.
Por
kur japin alarmin nga Serbia për ndonjë
"bashkëpunëtor" të nazizmit në mesin e shqiptarëve, atëherë
shkumbëzojnë si të tërbuar si t' i kishte kurdisur Beogradi. Turpi i mbuloftë
komisarët politikë të përtej Drinit, turpi i mbuloftë komunistët-titistat
noksanë të Gjakovës, dhe harpaxhikët e Prizrenit.