Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Islami është fatkeqësia jonë kombëtare
E merkure, 21.09.2022, 07:59 PM
Islami është fatkeqësia jonë kombëtare
Nga
Gani Mehmetaj
“Islami
ishte dhe është fatkeqësia jonë kombëtare. Islamin na e dhanë me dhunë. Sa herë
e kujtojmë, i kujtojmë hordhitë osmane që e shkretuan Arbërinë, vranë gjysmën e
popullatës, rrënuan altarët tona, kulturën materiale e shpirtërore, e ndaluan
gjuhën tonë dhe imponuan fenë e zakonet e tyre. Shumë gjak e varre na ndajnë me
turqit, arabët dhe aziatikët e Perandorisë osmane që na e shartuan islamin me
shpat e me zjarr. Pesëqind vjet pushtimi ishin pesëqind vjet vdekje të
ngadalshme, të dhunshme dhe të pashembullt në historinë evropiane. Edhe pas
njëqind e ca vjetësh që kur ikën pushtuesit otoman, plagët nuk i kemi shëruar,
pasojat nuk po i sanojmë. E ndjejmë në palcën kurrizore dhe në çdo pore të
jetës fenë e imponuar. Islami po na e rrezikon edhe të ardhmen.
Në
traditën islame, gruaja viktimë e përdhunimit, detyrohet të martohet me burrin
që e çnjerëzoi. Shqiptarët mu si gruaja e përdhunuar kanë bashkëjetuar me
dhunuesin islam pesëqind vjet. Ndërkaq, një shtresë sociale kanë nis të mësohen
me te, të tjerët janë mrekulluar nga forca e tij mu si gruaja e çoroditur që nis e dashurohet
në përdhunuesin dhe në fuqinë e tij mashkullore. Por shumica kanë vuajtur nga
ky dhunim, vuajnë edhe sot shpirtërisht. Vuajtja është edhe më e madhe kur e
shohin se janë të pafuqishëm ta ndryshojnë gjendjen, ta zhbëjnë historinë.
Si
ta shpjegojmë atë shtresë sociale (kryesisht të varfrit e skajshëm dhe të
paguarit nga shoqatat islamike) që duan ta zbukurojnë fenomenin e shëmtuar të
përdhunimit? Patologji sociale? Sëmurje mentale? Fenomen të pashpjegueshëm e të
çoroditur? Është “Sindromi shqiptar”, që fatkeqësisht nga psikologët e
sociologët nuk është trajtuar e analizuar, ndërsa duhej të trajtohet, sepse
është shumë herë më i rënd dhe më i çoroditur se sa Sindromi i Stokholmit”.
dardaniapress.com