Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Ballkani i hapur është Jugosllavia e tretë pa Kroacinë e Slloveninë
E shtune, 09.07.2022, 07:44 PM
Ballkani i hapur është Jugosllavia e tretë pa Kroacinë e Slloveninë
Nga
Gani Mehmetaj
Ballkani
i hapur është Jugosllavia e Tretë a Serbia e zgjeruar, pa Kroacinë e pa Slloveninë.
Por Jugosllavia e tretë-Serbia e zgjeruar po e fut brenda Shqipërinë londineze,
ndërsa Kosovën pretendon ta ketë krahinë autonome, sikurse dikur.
Në
Serbinë e zgjeruar shqiptarët do të jenë pakicë kombëtare, në detin e sllavëve
të jugut, që kanë disponim armiqësor ndaj shqiptarëve. Do të jenë mbi 10 milion
sllavë militantë dhe energjikë me ekonomi dhe ushtri shumë më të fuqishme, me 2 milion e ca
shqiptarë të varfër, të mjerë, të hutuar e të pa vullnet. Sllavët e jugut po
përjetojnë shpërthim energjish, ekspansion, kurse shqiptarët po shuhen dhe po
ia mbathin nga sytë këmbët.
Ballkani
i hapur i ngjanë sajesës frankeshtajne të Jugosllavisë së Titos, që përpiqej ta
gllabëronte Shqipërinë, me pëlqimin e Enver Hoxhës. Por dikush nga Fuqitë e
Mëdha atëbotë e pengoi Shqipërinë që të bëhej republikë e shtatë e
Jugosllavisë. Edhe atëherë Kosova që u la në gjak nga partizanët e Titos, ishte
një krahinë autonome.
Ideatorët
ndërkombëtar të sajesës frankeshtajne duhet ta mendojnë seriozisht këtë
monstrum: Serbinë e zgjeruar me Shqipërinë brenda dhe me Kosovën në kuadër të
Serbisë.
Dy
herë aleatët e sajuan Serbinë e zgjeruar me emërtimin Jugosllavi. Dy herë e
panë se është sajesë frankeshtajne, monstër, që e lau në gjak Kroacinë,
Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Dy herë e shkatërruan. Pse bëjnë sprova për
herë të tretë?
Prapë
do të detyrohen ta shkatërrojnë.
Kam
frikë se do të ketë luftë serbo-shqiptare, rrezik të ketë luftë civile në mes
të shqiptarëve si me 1945 kur partizanët shqiptarë e paqësuan veriun dhe Kosovën
që t’ia bënin qefin Serbisë.
Shqiptarët
e Kosovës kurrë nuk do të pranojnë të futën në kuadër të Serbisë a
Jugosllavisë, do ta pengojnë edhe Shqipërinë të futet në kuadër të Serbisë a të
bëhet republike e dytë serbe.
Shqipëria
e ka bërë edhe më parë këtë tradhti, shihet se ka gatishmëri ta bëjnë edhe
tash.