Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: A po solidarizohet kreu i myslimanëve të Dardanisë me vrasjet e grave në Iran?
E shtune, 05.11.2022, 08:58 PM
A po solidarizohet kreu i myslimanëve të Dardanisë me vrasjet e grave në Iran?
Nga
Gani Mehmetaj
Cili
është qëndrimi i kreut të Bashkësisë Islame, sharlatanit Shefqet Krasniqi,
shtihaqit H. Kastrati dhe islamistëve ekstrem për masakrat e ajotallahëve ndaj
vajzave të reja në Iran? U kënaqet zemra. Me heshtje ata po e tumirin krimin,
sepse të dalin sheshazi në mbrojtje të krimit nuk ua mbanë, janë tepër
frikacak.
Po
deputetët islamistë me shami e pa shami në Kuvendin e Dardanisë? Janë solidarë
me krimet e policisë iraniane? Janë por as atyre nuk ua mbanë të deklarohen.
Mediat
tona të shitura asnjëherë nuk e pyeten asnjërin prej këtyre islamistëve
radikalë për qëndrimin ndaj protestave të grave iraniane. Çka thonë hoxhallarët
për këtë punë? Mediat tona e marrin mendimin e hoxhallarëve për çdo gjë, sa gra
duhet të ketë myslimani, tri a katër, sa dashnore duhet të ketë burri i një sorre
me shami, madje i pyesin a do të bie shi a do të ketë thatësi nesër. Por për
demonstratat në Iran, ku po vriten qindra gra, asnjë fjalë.
“Ç’ia
fut kot edhe ti”, me tha miku im derisa e bënim këtë debat. Tërnava me
“xhihadistët” e vet dhe dudja që ecën si gratë e shtëpive me fenerë të kuq u
përpoqën ta bëjnë Dardaninë Iran, republikë islamike, ku ulërinte Kastrati i
“jetimëve islamikë” “tekbir” si i çmendur. Gati bënë grushtet islamik para një
dhjetëvjetëshi. Mos të qe Amerika ata do ta rrezonin qeverinë. U përpoqen t'u
vënë shami vajzave si në Iran.
Në
vend se t’i arrestonin janë bërë yjet mediash primitive, më të pranishëm se
cilido burrështetasi a yll filmi. Ata janë mesjeta, ndërsa televizionet tona
zëdhënëse të mesjetës së errët shkretinore. Ta turbullojnë stomakun me
broçkulla.
________
Kur
shqiptari e fal Ushtrinë e Kuqe për përdhunimin e 2 milion grave gjermane!
Me
duken me çrregullime mendore ata që e adhurojnë Ushtrinë e Kuqe që bëri krime
të tmerrshme ngado që shkeli dhe Ushtrinë Osmane, që bëri të njëjtat shëmti.
Me
irritoi një lexues nga Shqipëria kur
kriminelin Stalin e amniston nga krimet, kinse “Stalini ka pushkatuar 30
komandant brigadash gjatë rrethimit të Berlinit, ngaqë e tepruan”. “Nuk bëhet
pis Ushtria Kuqe”, shkruan ai si një autist i shkalluar.
Sa
me erdhi ndotë prej tij.
Ushtria
e kuqe sipas të dhënave zyrtare përdhunoi 2 milion gra gjermane, përdhunoi gra polake, hungareze, çeke,
përdhunoi edhe mijëra gra serbe, kur kaloi nëpër një cep të Serbisë.
Sikur
të kalonte nga fshati i këtij shqiptari, adhuruesi i Armatës së Kuqe do ta përdhunonte tërë
fshatin e farefisin e tij, burra e gra, sepse në Serbi kanë përdhunuar edhe
burra.