E diele, 28.04.2024, 08:26 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Feja islame i shpalli luftë kombit

E enjte, 02.11.2023, 10:06 PM


Feja islame i shpalli luftë kombit

Nga Gani Mehmetaj

Qysh pas vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, kur Shqipërinë e gllabëroi shkallë-shkallë Perandoria Osmane, bartëse e islamizmit me terror e vrasje, në emër të myslimanizmit pushtuesi i shpalli luftë  shfarosëse kombit e flamurit tonë. Një pjesë e hoxhallarëve të shitur te djalli, nuk ngurrojnë që simbolin e shenjtë-shqiponjën dykrenore, ashtu sikurse okupatorët serbë dikur, ta quajnë sorrë, madje para besimtarëve shqiptarë që dëgjojnë si dele e nuk reagojnë. Hoxha i dyshimtë Irfan, që ligjëron sikur ta kishte porositur Serbia, nuk është i vetmi, por ne jemi të vetmit në botë që e durojmë një sharlatan të shitur ta përbaltë historinë tonë kombëtare, në  vend se ta arrestojë policia për nxitje të urrejtjes, sepse ai tërë kohën nxitë urrejtje fetare dhe e përdhos historinë kombëtare.

Në dy shtetet shqiptare besimtarët shqiptarë myslimanë janë tmerrësisht të diskriminuar, të denigruar e të fyer: në shtetin e tyre kombëtar nuk guxojnë të luten shqip, nuk guxojnë të zhvillojnë ceremonitë mortore në gjuhën e tyre, nuk guxojnë të bartin simbole kombëtare, nuk guxojnë të madhërojnë bëmat e Skënderbeut, duhet të vënë në kokë kapele arabe ose turke, në vend të qelesheve shqiptare, detyrohen të dëgjojnë fyerje nga më të turpshmet kundër kombit të tyre, kundër traditave e etnopsikologjisë kombëtare.

Në vend se t’ua hapin horizontin për të ardhmen  e kombit, kleri mysliman në jo pak raste i frymëzojnë e mobilizojnë besimtarët të bëjnë luftë fetare si në Siri e Irak, bie fjala, duke cytur njëkohësisht edhe në luftë kundër bashkëkombësve të vet të fesë tjetër apo kundër jofetarëve.

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte qendra e frymëzimit për luftë fetare dhe vendi nga u rekrutuan pjesëtarët e ISIS-it. Shumë nga  “luftëtarët e islamit” ishin hoxhallarë, apo të yshtur nga hoxhallarët që nuk patën vend pune të përhershëm, prandaj i dërguan më pagesë në Siri e Irak, që të vrasin gra e fëmijë, shumë nga të rekrutuarit e tjerë i joshen me para.

Islami që nga fillimi u shpalli luftë shqiptarëve, duke i ndjekur më shumë se asnjë komb tjetër. Hoxhallarët ishin në krye të kësaj lufte. Kurrë nuk ka ndodh që në minare të xhamisë të valojë flamuri shqiptar, kurrë nuk ka ndodh që nga minarja të dëgjohet fjalë shqipe. Xhamitë e kanë valëvitur flamurin turk, flamurin serbë, madje edhe flamujt e shteteve arabe, por asnjëherë nuk e kanë valëvitur flamurin shqiptar. Hoxhallarët në të gjitha predikimet e tyre sa e sa herë i kanë proklamuar serbët për vëllezër, më të cilët po i ndaka vetëm cipa e hollë e qepës, ndërsa me shqiptarët katolik i ndaka një bjeshkë e tërë. Në këtë mënyrë ata e kultivojnë urrejtje në mes të shqiptarëve të të dy besimeve fetare.

Lufta e islamit kundër shqiptarëve vazhdoi me egërsi gjatë tërë kohës së pushtimit të Perandorisë Osmane, duke e shprishur gjysmën e kombit. Edhe kur Turqia u tërhoq nga territoret shqiptare, ndeshja e egër në mes të islamit e shqiptarizmit nuk pushoi. Herë fitonte islamizmi mbi shqiptarizmin, herë shqiptarizmi mbi islamizmin shkombëtarizues. Në kohën e Mbretërisë shqiptare, me dekret iu ndalua besimtarëve shqiptarë që të përkulen, duke u bazuar në Kanunin e Lekë Dukagjinit se shqiptari nuk bën të përgjunjet a të përkulet. Por më vonë ky dekret u hesht, kështu që vazhdon tradita orientale e faljes me përkulje. Shqiptarizmi e shteti shqiptar kurrë nuk arritën ta detyrojnë islamizmin që ta përfillë as ta pranojë traditën kombëtare e gjuhën shqipe si gjuhë të lutjeve, gjuhë të fesë dhe gjuhë të Zotit. Nuk e futën djallin në shishe.

Shteti do të duhej të ndërhynte shumë më parë, në vend që ta ndihmonte klerin myslimanë që predikonte vrasjet e mos durimin. Kur pritej ndëshkimi i veprimeve kriminale të klerit, shtetarët tanë jo vetëm i shikonin në mes të gishtërinjve, por i lejonin të vilnin fonde nga organizatat terroriste. Të gjithë e dinin se ndërtimi i të gjitha xhamive në Kosovë, financimi i besimtarëve militantë që s’bënin asgjë tjetër, pos faleshin ditën e natën nëpër xhami, silleshin nëpër institucione publike, arsimore e kulturore për të bërë presion, kërcënonin e rekrutonin mercenarë të tjerë, mbështeten nga organizatat islamike. Ndërtimi i xhamive në Kosovë, është bërë dhunshëm. Ndërtuesit: organizatat islamike arabe e turke, nuk e pyeten komunitetin, përkundrazi ndërtuan kundër vullnetit të komunitetit, kërcënuan ata që kundërshtonin, ndërsa shteti nuk i mbronte të kërcënuarit; islamikët nuk e kërkuan lejen e komunës apo të shtetit; nuk e përfillën asnjë plan urbanistik apo njerëzor.

Kështu, minaret e xhamive po bëhen makth për popullatën me klithmat e ulërimat e ezanit në kupë të qiellit. Njëri nga shembujt më të freskët të ndërtimit të xhamisë me dhunë është rasti në katundin Vitomiricë afër Pejës. Banorët vendës u ngritën kundër, por inspektorët e zyrtarët e korruptuar të komunës e lejuan, madje u bën presion qytetarëve që të mos kundërshtonin. Në kundërshtim më këtë, zyrtarët nëpër komuna, madje edhe në Prishtinë e vonuan me pengesa administrative ndërtimin e Kishë Protestante në periferi të kryeqytetit, megjithëse e kishin dokumentacionin. Ndërkaq, këta të krishterë shqiptar nuk duan që objektin e tyre fetar ta ndërtojnë dhunshëm sikurse islamikët.

Kreu i Bashkesise Islame te Kosoves, Naim Ternava prapa diktatorit Gadafi. Si perfundoi ky monstrum libias dihet.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora