| E hene, 01.04.2024, 08:53 PM |
Marie Shllaku, Zhan D'Ark shqiptare
Nga
Gani Mehmetaj
Me
2 prill 2024, në Pejë, do të bëhet përurimi i bustit të Marie Shllakut,
heroines që luftoi për lirinë e Dardanisë.
Nazmi
Kursani, gjakovar, njeri i OZN-se, e
tradhëtoi dhe e dorëzoi te serbët, ndërsa e denuan me vdekje dhe e pushkatuan
heroinen shqiptare me katër prifterinj shkodranë.
Fragment nga romani
"Muri i heshtjes" që se shpejti do te botohet në në Tiranë;
Rrëfimi
për Marie Shllakun ishte ndër rrëfimet më tronditëse. Maria e re erdhi nga
Shkodra të organizonte rezistencën kundër ushtrisë jugosllave që e pushtoi
vendin. Por e zunë me dredhi dhe e futën në burg. E torturuan çnjerëzisht, e
gjymtuan, por nuk i nxorën asnjë fjalë, nuk e tregoi asnjërin nga
bashkëpunëtorët e rezistencës. Një natë u fut njësia speciale në burg me
qeleshe të bardha e shqiponjë në qeleshe. Njësiti e liroi Marie Shllakun dhe u
zhduk në terrin e natës. Në krye të grupit komando ishte një UDB-ash shqiptar i
qytetit, ndërsa paraqitej kinse është nga grupi i rezistencës nacionaliste. Pas
disa javësh vajza e rezistencës, e fshehur dhe e plagosur, nisi ta besonte
spiunin, e dërgoi në famullinë e qytetit që të vinte kontakte me priftërinjtë. Atë
Bernard Llupi, famullitari i qytetit dyshonte në vajtje-ardhjet e spiunit që
shtihej si i Ballit Kombëtar, por kur ai solli zinxhirin e artë të vajzës së re
me porosinë e fshehtë, ai e besoi. Dhe ra në grackë.
-E
vranë Marinë shtalb të re, e zunë me pabesi. I vranë edhe priftat, he Zoti i
vraftë, -mallkonte Zoja e Lleshit.