Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Kushtimore tmerri
E shtune, 18.05.2024, 08:00 PM
Kushtimore
tmerri
Tregim nga Gani Mehmetaj
Grupi
i turistëve shihnin me kureshti kafkat e murosura në Çele-Kullën e Nishit.
Ishte pasdite me vapë gushti. Qyteti ishte përgjumur.
-Ua
sa tmerr! Trupi me rrëqethet, – i pëshpëriti gruaja burrit.
-Kam
ftohtë, mërdhijë , – u ankua një vajzë e re aty pranë.
Pamjet
e gojës së kafkës si vrimë honi e akullonin.
-Sa
qenkan zvogëluar këto kafka, – habitet burri në moshë.
-Kafka
e njeriut është më e madhe, -fliste me mëdyshje ai.
-Mbase
koha e ka zvogëluar, mbase kishte teknikë të veçantë të balsamosjes e
zvogëlimit të rrashtës së kokës, – përpiqej të sqaronte ciceroni i zënë ngushtë
në pamundësi të sqaronte më shumë.
Dikush
nisi t’i numëronte kafkat e murosura. Nuk i dilnin sa thuhej se i kishte mbjell
ushtria turke dyqind e dhjetë vjet më parë nëpër murin e ndërtuar enkas për
këtë qëllim.
Qyteti
i vjetër i Konstantinit të madh ofronte edhe gjurmë tjera të së kaluarës:
kështjellën e vjetër, shtatoret, shtëpi banimi aristokratësh dardanë, banja
termale etj. Por ky monument që i kushtohej vdekjes me kafka njerëzish ishte i
veçantë dhe i vetmi në Gadishullin Ilirik. Të tmerronte kur e mendoje ku mund
të arrijë çoroditja e mendjes njerëzore: kushtimore tmerrit për të prodhuar
tmerr.
Timurlengu
kishte ngritur piramidë me kafka shekuj më parë në Azi. Ai la pas vetës mal me
kufoma, por la edhe objekte të mahnitshme e tregti që lulëzoi në dy kontinente.
Për koincidencë prijësi mongol kapi rob e vrau sulltanin Orhan Bajazitin I në
Angora (Ankara). Pasardhësit e Bajazitit I, nuk u hakmorën ndaj mongolëve, por
e kopjuan mizorinë e kullave të tmerrit.
–
Në shenjë të çfarë fitoreje e ngritën kushtimoren e vdekjes, – pyeti dikush.
-Në
shenj paralajmërimi: mëso nga mynxyra. Osmanët nuk lanë objekte publike, nuk
lanë as monumente në tokat e pushtuara. Ata rrënuan monumentet vendëse. Xhamitë
e hamamet i morën nga arabët, ndërsa i mbollën ngado që shkonin. Flisnin
osmanisht, shkruanin me alfabetin arab, luteshin arabisht. Mizorinë e kishin
turqisht, -sqaronte burri me flokë të thinjura nga grupi i turistëve.
Grupi
dëgjonin e habiteshin. Vajza pasi e mori vetën e pyeti me kureshtje:
–
Kush ishin fatkeqit që u kanë mbetur të përjetësuar kafkat, në vend të emrave?
–
Kronikat e kohës e thonë ndryshe nga sa shkruan katalogu zyrtar.
Sipas
kronikave të kohës, shqiptari Gjergj Pjetri, pinjolli i fisit të Kelmendit,
udhëhoqi kryengritjen e të krishterëve kundër Perandorisë Osmane në territorin
që sot e ka pushtuar Serbia. Për ta ndëshkuar kryeneçësinë e tij, pushtuesit
turq bënë hakmarrje të tmerrshme kundër shqiptarëve të krishterë, që Pjetër
Bogdani i quante arbnor të shkjenizum. Kështu vranë mijëra shqiptarë të ritit
bizantin, me 952 kafka të tyre ndërtuan Çele-Kullën në Nish. Bajraktari serb,
Millosh Obrenoviç, një fshatar i pagdhendur, që u pasurua në kohën e Turqisë, u
lidh me turqit dhe ua ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e
Perandorisë Otomane. Millosh Obrenoviç me ndihmën e ushtarëve turq vrau në
pabesi pinjollin e fisit të Kelmendit, kokën e të cilit ua dorëzoi turqve.
-Ua
sa tmerr! E ku janë pasardhësit e kafkave fatkeqe?, pyeti vajza që kishte të
ftohtë në vapën e gushtit.
-Nuk
ka, i zhduken ata që duhej t’i falënderonin për çlirimin e vendit, u përgjigj
me mllef burri i thinjur.
Ciceroni
shihte i habitur. Nuk e kuptonte gjuhën e folësit. Ai u fliste grupit të
italianëve, ndërsa të tjerët vazhdonin tutje.
-Këtu
në afërsi është një qytet i tërë me varre të shqiptarëve të paemër që pasi i
nxirrnin nga burgu i ekzekutonin. Këtu ishte burgu më i madh në ish-Jugosllavi,
ku vuajtën mijëra shqiptarë, mijëra të tjerë nuk dolën kurrë nga telat me
gjemba. Nishi ishte Gulagu i shqiptarëve.
Grupi
i turistëve vazhduan me autobusin luksoz të një agjencie turistike.
-Nuk
është vetëm Çele-Kulla përmendore e tmerrit, as vetëm Burgu i Nishit, Gulag i
shqiptarëve, - vazhdoi ai, ndërsa të tjerët shihni nga dritarja auto udhën.
-Kronistët
turq flasin edhe për kushtime tjera perëndisë së tyre-Allahut:
“Nën
thirrjet “Vdekje shqiptarëve!”, “Allahu Akbar!” osmanët sulmojnë qytetin. Pasi
e pushtojnë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht. Vetëm në
këtë qytet humbën 20.000 mijë shpirtra të pafajshëm. Kafkat e tyre do të jenë
për shumë vjet ushqim për shpezët e këtyre viseve”.
Turistëve
u dukej sikur po kalonin nëpër tunelet e tmerrit. Vajza që ngrinte donte të
kthehej, nisi të qante.