| E merkure, 18.09.2024, 06:56 PM |
Kur Tito ia shiste familjet shqiptare dhe boshnjake Turqisë me çmimin, një shqiptar a boshnjak, një lopë
Nga
Gani Mehmetaj
“Tito
ka shitur, kurse Turqia ka blere 40.000 familje boshnjake (e shqiptare-vërejtja
jonë), me çmimin e 500 lirave turke për familje”, thotë akademiku boshnjak
Sherbo Rastoder në një film dokumentar në tik-tok.
Marrëveshja
Tito -Menderes është bërë sipas të njëjtit parim si marrëveshja e vitit 1938,
kur Jugosllavia i ka shitur, kurse Turqia i ka blerë ”.
Secila
familje që shitej në Turqi së pari duhej të regjistrohej turke në Shkup.
Me
themelimin e Jugosllavisë së re, Josip Broz Tito bënë marrëveshje të re me
kryeministrin turk Adnan Menderes. Nuk quhej kontratë, sepse Tito nuk dëshironte
të jetë vazhdues i Jugosllavisë se Kralit, por arrijnë një marrëveshje që e
quajnë “xhentëlmenë”, ku do të jenë 40.000 familje “turke” (shqiptare e
boshnjake) , që do të shpërngulen në Turqi, ndërsa Turqia për secilën familje
paguante çmimin 500 lira. Ndërkaq, çmimi i një shqiptari-boshnjaku ishte sa
çmimi i një lope.
“Kështu
shteti jugosllavë që i shpërngulë ka dobi të dyfishtë, por leverdi të dyfishtë
ka edhe Turqia, shteti që i pranon-blenë.
“Prandaj
unë po flas për një tregti morbide, sepse për mua ishte tregti morbide, ku
njerëzit marrin pjesë dhe nuk e dinë në çfarë marrëveshje kanë hyrë,.” rrëfen
akademiku Sherbo Rastoder në një film dokumentar në tik-tok.
Marrëveshja
është bërë me 1953, ndërsa dy vjet më vonë ka nis terrori i Rankoviqit ndaj
shqiptarëve e boshnjakëve që të zbatohej marrëveshja Adnan Menderes-Josip Broz
Tito.
Tito-Menderes,
Jovanka Broz, kur i shisnin shqiptarët e boshnjakët.