E merkure, 18.09.2024, 03:54 PM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Lëvizja e Deçanit - ngjarja më e rëndësishme në njëzet vjetëshin e fundit

E marte, 20.08.2024, 08:00 PM


Lëvizja e Deçanit - ngjarja më e rëndësishme në njëzet vjetëshin e fundit

Nga Gani Mehmetaj

Lëvizja e Deçanit është ngjarja më e rëndësishme në njëzet vjetëshin e fundit të mileniumit të tretë. Braktisja e islamit, që e nisën këta burra e gra, ngjanë me braktisjen e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë para më shumë se 30 vitesh, ndërsa LKJ, ishte organizatë thellësisht antishqiptare, (mu si islami), por që shqiptarët për një arsye apo tjetër u bënë pjesë e saj.

Braktisja e islamit është vepër patriotike dhe vullnet i lirë i qytetarëve shqiptarë. S’ka forcë që mund t’i pengojë t’u kthehen rrënjëve. S’ka forcë që mund t’i pengojë të deklarohen jo-myslimanë. Le të akuzojnë e le të shpifin faqezijtë nga këtu deri në Beograd, kot e kanë. Le të shkumëzojnë si të tërbuar grupet aziatike që janë infiltruar kudo në medie e portale. Asnjë figurë publike shqiptare nuk ka dal kundër Lëvizjes së Deçanit, por janë disa “figura’ të minoriteteve aziatike që e luftojnë lëvizjen e vendësve.

“Flaka u daltë këtyre faqezive ’, tha një miku im.

Braktisja e islamit është rilindje kombëtare. Islami po bëhet pengesë serioze për integrim në Evropë, ndërsa shqiptarët e islamizuar po bëhen ushtarë të Isisit dhe grupeve tjera të terrorit islamik.

Prandaj Austria, Zvicra, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe është mirë që ta mbështesin lëvizjen kombëtare të Deçanit, në mënyrë që të mos kenë terroristë islamik me prejardhje shqiptare në mjediset e tyre. Kur e braktisin islamin, grupeve islamike nuk u mbeten resurse që të përgatisin isisa nëpër xhami. Prandaj janë kaq nervoz “humanistët’ e islamit.

Është qesharake kur ndonjë palaço analfabet i akuzon rilindasit e Deçanit se kinse bashkëpunojnë me Beogradin, sepse po nxisin shqiptarët të pagëzohen në Kishën Katolike Shqiptare. Ndërkaq, Kisha katolike është institucioni më i rëndësishëm në 600 vitet e fundit për arbërorët, sepse e ruajti, kultivoi dhe e avancoi gjuhën dhe kulturën kombëtare si asnjë institucion tjetër. Kisha nxori kolosë të kulturës shpirtërore, shkrimtarë, rilindas e prijës kryengritjesh si askush tjetër.

Të akuzosh Kishën Katolike se bashkëpunon me Serbinë pse pagëzon shqiptarë, është si të akuzosh hebrenjtë se bashkëpunojnë me nazistët që i shfarosën.

Për këto shpifje i shkon mendja vetëm ndonjë grupi mercenarë që për para e vrasin edhe nënën e tyre.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora