Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Shpifja për paranojën e presidentit Rugova
E premte, 28.06.2024, 08:36 PM
Shpifja
për paranojën e presidentit Rugova
Nga
Gani Mehmetaj
1.
Më ka treguar një truproje e Rugovës shumë kohë më parë për një ngjarje që ka
ndodh me 2000. “I afroheshim rezidencës, kur na doli para një grup. Ata u
shtangën, ne u shtangëm, të dy palët ishim të armatosur. Vetëm presidenti ishte
i qetë. Rugova doli para nesh, kaloi para grupit që na e zu rrugën dhe u tha i
qetë:
-Shkoni
në shpi, djem!
Ata
u tërhoqën pa asnjë fjalë, të habitur me guximin e tij, kurse presidenti eci
pranë tyre i qetë.
2.
Me
1990 i bëra shoqëri vëllait tim Ali Mehmetajt në apartamentin e Rugovës në
katin e shtatë në Lakrishte. Ashensori dhe korridoret dukeshin si në filmat e
Hickokut. Pas bisedës për gazetën “Victoria” të Sadri Morinës, Aliu i tha:
-Kryetar
pse rri në këtë banesë të frikshme?
-Ata
kur të duan mund ta bëjnë të vetën, kot që ruhesh, -u përgjigj.
Nuk
kishte frikë. Rugova ishte intelektuali më i guximshëm dhe më i përgatitur t’i
kundërvihej Serbisë.
3.
Herën
e fundit kur i bënë atentat Rugovës prapa Teatrit kombëtar, menjëherë pas
shpërthimit të bombës që ia përmbysi njërën makinë, ai erdhi në takim me
Solanën sikur të mos kishte ndodh asgjë, megjithëse i shau atentatorët.
Rugova
nuk kishte frikë as paranojë. Ata që thonë ndryshe shpifin.