Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Përdhunuesit dhe dashuria e të përdhunuarit
E diele, 01.09.2024, 06:53 PM
Përdhunuesit dhe dashuria e të përdhunuarit
Nga
Gani Mehmetaj
Kur
hyri Armata e Kuqe në Beograd, raportohet se përdhunuan 5000 gra e vajza serbe.
Tito i dërgoi një ankesë Stalinit, duke e lutur ta frenonte këtë orgji. Por
Stalini i ktheu përgjigje: duhet t’i kuptoni ushtarët tanë, kanë vuajtur shumë
në luftë.
Këto
kujtonte një shkrimtar rus, që kishte ardhur pas vitit 2000 në Beograd.
Përkthyesja beogradase që i bënte
shoqëri, ia përsëriste shpesh “Ne ju duam”. Pastaj i tregonte historinë e
familjes së saj: - Gjyshja e ruante tërë kohën nënën, që të mos binte pre e
ushtarëve të Armatës së kuqe .
-Dhe
a pati sukses, -e pyeti shkrimtari rus me kureshtje?
-Po.
Por babi nuk u shpëtoi ushtarëve.
Dhe
prapë, tregon shkrimtari rus, ajo me tha në ndarje, se na duan.
-Nuk kuptoja pse na donin. Mua me vinte turp për
këtë dashuri.
Kjo
ma kujtoi përsëritjen e shpeshtë të një soji shqiptarësh që thonë se e duam
turkun, kurse turku ka bërë gjëra të tmerrshme
pesëqind vjet.