Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Nacionalizmin shqiptar donin ta shuanin me islamizëm e me shkombëtarizim
E shtune, 14.12.2024, 07:00 PM
Nacionalizmin shqiptar donin ta shuanin me islamizëm e me shkombëtarizim
Nga
Gani Mehmetaj
Turqia
nxitoi ta mbështeste teorinë serbe për rrezikun e nacionalizmit shqiptar, madje
edhe më me agresivitet sesa Serbia. Turqia e Serbia bënë një varg ankesash në
institucionet e UNMIK-ut. Nacionalizmi shqiptar, sipas demarsheve turke e
serbe, ndikonte që popullata shqiptare kinse e trajtonte keq minoritetin turk
të paqenë apo të shpifur; ata nxituan t’i dalin ndesh rrezikut për Shqipërinë
etnike.
Euforia
e pasluftës, sidomos fryma properëndimore e pjesës dërmuese të shqiptarëve, ku
përmendej jo rrallë edhe mundësia e bashkimi kombëtar, i frikësoi qarqet
ndërkombëtare, të cilat nisin t’i shohin më dyshim lëvizjet e reja. Ëndrra e
dikurshme mund të bëhej realitet. Shqiptarët nisën të bëhen vetja, t’u
ktheheshin rrënjëve, t’u përmbaheshin vlerave fondamentale, pavarësisht grupeve
mafiozo-ideologjike që nisën ta ngufasnin frymën kombëtare e demokratike me
metoda të nëntokës.
Propaganda
serbe me kinse fondamentalizmin islamik në mesin e shqiptarëve, doli tullumbace
që nuk e besonte askush. Rugova, lideri më popullor i shqiptarëve në
Gadishullin Ilirik, e mbante në zyrën e tij fotografinë me Papa Gjon Palin e
Dytë, e theksonte se Perëndimi është shpëtimi ynë i vetëm, i orientonte
popullatën nga rrënjët, ua kultivonte krenarinë kombëtare.
Ndikimi
islamik, përmes shërbimit të fshehtë turk e arab që fshiheshin prapa shoqatave
fetare, ishte ende i papërfillshëm, në fillim të mileniumit të tretë. Prandaj,
Serbia ktheu tehun e sulmit, nisi ta vërë në pah rrezikun nga nacionalizmi
shqiptar, ndërsa “Shqipërinë e madhe”, eufemizëm frikësues për Shqipërinë
etnike, e bëri gogol për t’i alarmuar perëndimorët që na mbështetën.
Turqia
nxitoi ta mbështeste teorinë serbe për rrezikun e nacionalizmit shqiptar, madje
edhe më me agresivitet sesa Serbia. Turqia e Serbia bënë një varg ankesash në
institucionet e UNMIK-ut, sikurse iu drejtuan me demarshe qendrave më të
rëndësishme, që mund ta vulosnin fatin e shqiptarëve. Nacionalizmi shqiptar,
sipas këtyre demarsheve, ndikonte që popullata shqiptare kinse e trajtonte keq
minoritetin turk të paqenë apo të shpifur; ata nxituan t’i dalin ndesh rrezikut
për Shqipërinë etnike. Natyrisht për ta penguar bashkëveprimin shqiptar, u
dyndën mizëri oficerësh zbulimi nën petkun e humanitarëve islamikë, apo kinse
hoxhallarë e mësues të islamit.
Zija
Gokalp: “Xhamitë janë kazermat tona, minaret bajonetat tona, kupolat helmetat
tona dhe besimtarët, ushtarët tanë!”.
Në
vend të ndihmonin në ndërtimin e shkollave të rrënuara, sikurse bënin shoqatat
e Evropës Perëndimore e të Izraelit, Turqia e shtetet arabe ndërtuan qindra
xhami, hapën dhjetëra mejtepe, ngritën qindra qendra për shpëlarjen e trurit,
duke iu përmbajtur parimit të ideologut islamik, Zija Gokalp: “Xhamitë janë
kazermat tona, minaret bajonetat tona, kupolat helmetat tona dhe besimtarët, ushtarët
tanë!”.
Por,
ndërsa ideologu turk në këtë mënyrë përpiqej të nxiste nacionalizmin turk, në
Kosovë islamikët turq e arab përpiqeshin që më këtë teori ta shuanin
nacionalizmin shqiptar, madje nisën të përdhosnin heronjtë kombëtarë që kishin
luftuar pushtuesin turk dhe përhapjen e dhunshme të islamizmit. Në përdhosjen e
heronjve shqiptarë ndihmë të madhe dhanë edhe disa grupe mercenarësh nga
Tirana, “albanologët e rinj”, sikurse do t’i quante Kadareja, të cilët në emër
të “demistfikimit” të Gjergj Katsriotit-Skënderbeut, nisën ta përbaltin këtë
simbol të bashkimit kombëtar. Jo rastësisht u gjenden në të njëjtin taborë,
shqipfolësit e Tiranës që e përbaltnin Skënderbeun dhe e përqeshnin
kombëtarizimin, propaganda serbe e turke që e sulmonin po ashtu Gjergj
Kastriotin, dhe qarqet ndërkombëtare që përpiqeshin me vendnumërim për të
penguar “ekspansionizmin shqiptar” në Gadishullin Ilirik, sepse edhe ata e
shikonin me dyshim shtatoren e Gjergj Kastriotit në Prishtinë. Si do ta
përjetojnë serbët këtë hero të shqiptarëve, më kanë pyetur dhjetëra
ndërkombëtarë, sa herë kalonim para shtatores së heroit tonë kombëtar.
Dikur
serbët përpiqeshin ta shuanin nacionalizmin shqiptar me integralizmin
jugosllav, tash Turqia e shtetet islamike nisën përpjekjet për ta shuar ndjenjën
kombëtare me integralizmin islamik, një ideologji thellësisht antishqiptare,
ashtu si integralizmi jugosllavë dikur.
Secili
nga këto shtete, veç e veç apo së bashku, në mënyrë të koordinuar alarmuan
strukturat ndërkombëtare. Ata këmbëngulnin se nacionalizmi shqiptar me
tendencat gjithnjë në rritje për bashkim kombëtar, rrezikonte jo vetëm
minoritetet e tyre, por rrezikonte paqen. “Mund të destabilizonte Maqedoninë,
do të çrregullonte raportet në Mal të Zi dhe Kosovën lindore”, theksohej në
raportet diplomatike turke e serbe. Po ashtu u vu në pah nga Serbia e Turqia,
të ndihmuara nga Rusia, se nacionalizmi shqiptar sikur po ngjallej edhe në
Shqipëri, pas lëngatës së gjatë nga ideologjia komuniste dhe internacionalizmi
proletar. Por ata, nacionalizëm quanin kombëtarizimin shqiptar, atdhedashurinë
dhe urrejtjen ndaj pushtuesit të ri e të vjetër.
Disa
nga klerikët shqiptarë të besimit islam i raportuan Rugovës për rrezikun e
islamizmit të importuar nga shoqatat turke e arabe. Kreu i Bashkësia Islame të Kosovës,
që e monopolizoi këtë institucion fetar me metoda të intrigave e frikësimeve
orientale, mori mbështetjen e grupeve “të dala nga lufta”, sikurse kishin
dëshirë ta quanin vetën ish grupet majtiste, që u forcuan me mbjelljen e
terrorit e të frikës.
Kleri
tradicional shqiptar i besimit islam, shumica ithtarë të Rugovës, përpiqeshin
të pengonin instrumentalizimin e fesë për qëllime të armikut. Por që në fillim
u ndeshën me kërcënime nga grupet islamike e nga grupet e majta, që nisën
aleancë të çoroditur. Klerikët nacionalistë propozuan reformimin e fesë:
përkthimi i lutjeve arabe në shqip, falja e mbajtja e ritualit shqip e jo
arabisht, veshja kombëtare të cilën duhet ta mbajnë hoxhallarët e besimtarët.
si shenjë të pietetit ndaj traditës kombëtare, pra në vend të çallmës orientale
të mbanin plisat (qeleshet) e bardha shqiptare, kurse besimtarët, në vend të
“kapicave” turke-arabe, të mbanin qeleshe shqiptare.