Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Vuvuzelat e Klan Kosovës
E merkure, 02.10.2024, 06:00 PM
Vuvuzelat e Klan Kosovës
Nga
Gani Mehmetaj
Klan
Kosova i prinë propagandës islamike. Në debatin e fundit në njërën anë ishin
tre shqiptarët e Dardanisë, Arben Gashi,
pastor Artur Krasniqi dhe përfaqësuesi i Shqiptarisë, Basri Beka, ndërsa
në anën tjetër tre “pakistanezo-arabë”, me pamje e me qëndrime: një hoxhë dhe
dy gazetarë, që miku im, Bëni i rrëmbyer, i quante “talibanë”.
Dy
gazetarët vuvuzela, i prinin zhurmimit, duke e penguar çdo formulim të qartë të
mendimeve të tre shqiptarëve për lirinë fetare. Ndërkaq, i jepnin vend qendror
hoxhës aziatik nga Shqipëria që fliste si të ishte nipi i Haxhi Qamilit: shpifës,
akuzues dhe zhurmues. Ai i zëvendësoi hoxhët e Dardanisë që nuk erdhën se
s’kishin ç’të thoshin, sepse në debatet e deritashme qenë treguar primitiv, të
paarsimuar dhe arrogantë. Por hoxha i “talibanizuar” e akuzoi fashiste Lëvizjen
e Deçanit, duke menduar shkretani se jemi nën okupimin e Serbisë dhe pas kësaj
akuze do t’i arrestonin “fajtorët”.
Të
thuash se nuk jam më mysliman, qenka fashizëm? Ku jeton ky shpellor?
Qëllimi
i tij ishte të mbulonte turpet e Bashkësisë Islame me lum fjalësh e akuzash, me
parulla të gënjeshtërta, me këmbënguljen që t’i pengonte të tjerët të flisnin.
Kulmi
ishte kur Klan Kosova e bënë sondazhin: A është lëvizja e Deçanit e financuar
nga Serbia? Duhej të ishin idiotë ata që e shtruan këtë pyetje, sepse pritej
përgjigja e falsifikuar.
Ndërkaq,
gazetarja e Klan Islamia gati u shkri kënaqësish kur e kumtoi rezultatin e
falsifikimit.
Jemi
në hallë me kolonët aziatikë, që na i solli dhe ua dha tokat shqiptare
Perandoria Osmane. Pas tokave tona e kanë pushtuar BIK-un, shumicën e xhamive,
portalet e televizionet.