Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Vuvuzelat e Bashkësisë Islame
E premte, 27.09.2024, 07:57 PM
Vuvuzelat e Bashkësisë Islame
Nga
Gani Mehmetaj
“Unë
jam rikthye të rrënjët e vjetra të familjes. Nuk mund të rrihet në një fe ku
shahet Skënderbeu, shahet Nëna Terezë, shahet flamuri kombëtar e shumë figura
tjera”, thotë Luigj Shatri i sapo kthyer në fenë katolike. Ai ka ndërruar edhe emrin. Me emrin arab që e
kishte thotë se asgjë nuk e lidh.
“Të
parët e mi, turku i ka kthyer me dhunë në fenë myslimane, duke i ngulur në hunj
ata që kanë kundërshtuar. Çdo 50 metra ishte nga një hu në katundin e të parëve
të mi, në Isniq”, rrëfen i qetë, pa emocione, pa mllef dhe i baraspeshuar
Luigji i Rrafshit të Dukagjinit.
Janë
këto dhe arsyet tjera që i detyrojnë shqiptarët ta braktisin fenë islame.
Ndjenjat kombëtare të shqiptarëve të Dardanisë nuk i mbron askush, mund të të
fyej publikisht secili hoxhë-ardhacak nga Afrika e nga Azia pa therë në këmbë.
Ne
jemi viktima të hoxhëve aziatikë e të televizioneve që financohen nga shoqatat
islamike të burimeve të dyshimta, por që janë pjesë e Bashkësisë Islame të
mulla Naimit. Shqiptarët e terrorizuar janë qytetarë të dorës së dytë në
shtetin e tyre nga aksioni i ri islamizimit dhe nga presioni i lukunisë
islamike.
Hoxhën
vlonjat në xhaminë e një katundi afër Podujevës e rrahën dhe e dëbuan, sepse
ishte shqiptar, nuk ishte aziatik.
Në
stilin e propagandës së Beogradit Bashkësia Islame ankohet deri në Bruksel se
kinse janë të nëpërkëmbur. Kështu bënin edhe serbët dikur. Terrorizojnë dhe
thonë se janë viktima të terrorit.
Lëvizja
e Deçanit, që doli në mbrojtje të së drejtës për braktisje të islamit apo për
kthim në rrënjët e të parëve, ishte lëvizja më paqësore që njeh historia e shqiptarëve. Por ishte lëvizja më e sulmuar
dhe më e sharë nga islamistët e tërbuar. S’lanë fjalor rrugaçësh pa përdor
kundër tyre. Kështu nisi fushatën serbiane Bashkësisë Islame me hoxhë, me
mercenarët islamikë në media, me gazetarucat e shitur dhe “historianët”
analfabetë të pamjes aziatike.
Është
mirë që në mesin e kësaj lukunie të hoxhëve gojëndyrë nuk ishte asnjë shqiptar.
Të gjithë hoxhët, gazetarucat,
“historianët” e sajuar dhe të tjerët shihet që janë aziatikë (çerkezë, uzbekë,
hashkali, gabelë, evgjit-selxhuk, arabë etj). Shërbimet sekrete islamike- turke-arabe i kanë
përzgjedhur jo vetëm kreun e BIK-ut që të jenë aziatikë (asnjëri nuk është
shqiptar), por edhe pjesën dërmuese të hoxhëve.
Janë
dy -tre hoxhë shqiptarë në Rrafshin e Dukagjinit (i njoh personalisht), që kurrë nuk e kanë
thënë asnjë fjalë fyese kundër kombit të vet. Ju lumtë. Por janë hoxhët me
prejardhje aziatike që s’lanë fjalë të ndyrë pa përdorur kundër shqiptarëve që
u kthehen rrënjëve.
Për
mulla Mazllam Mazllami, që e quajti flamurin shqiptar leckë, thanë se është
serb i Fierit, i konvertuar në mysliman, prandaj nuk e ka për gjë ta fyej
flamurin armik. Hoxha që e shau Shenjtoren Terezë është çerkez, të parët e tij
erdhën me karvanët osmane, kështu që i frustruar nga fëmijëria kur e kanë
tallë, kënaqet pse i lëndon shqiptarët. Hoxha që tha për Lekë Dukagjinin, Lekë
dreqi, në Mitrovicë i thonë “magjupi i Shipolit”. Por nuk është mirë për hoxhët
të fyejnë, sepse ndonjë shqiptar kryekëcyer mund t’ia thartoj surratin mulla
Latifajt, mulla Shefqetit e mulla shkaut të Prizrenit për këto fyerje, ashtu si ia thartuan fytyrën
islamistit që e përdhosi figurën e Gjergj Kastriotit. Pastaj do të shkruajnë se
“ islamofobët bëjnë presione ndaj minoritetëve”. Nuk do t' i mbrojë gjithmon
Turqia e shtetet arabe.
Është
mirë të mbahen shënim këta fyes të kombit tonë dhe një ditë t’i dëbojmë nga
shteti mu si bëjnë shteti i Zvicrës dhe shteti i Gjermanisë kundër të huajve që
kanë shkelur ligjet e vendit nikoqir.
Ajo
që brengos edhe më shumë janë hoxhët që dalin në debate televizive. Janë
primitiv, të paarsimuar, arrogantë, s’kanë asnjë nivel. Fatkeqësisht
televizionet i thërrasin vetëm se janë gojëndyrë.
Medet
në dorë të mullave kanë ra opinioni dhe besimtarët në Dardani.