Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Xhamia e romëve në Pejë mbi varret e shqiptarëve të pushkatuar
E merkure, 30.10.2024, 06:58 PM
Xhamia e romëve në Pejë mbi varret e shqiptarëve të pushkatuar
Nga
Gani Mehmetaj
Xhaminë
e romëve në periferi të Pejës, islamikët e ndërtuan mbi varret e shqiptarëve të
pushkatuar me 1912-13. Xhamia e romëve është ndërtuar në pozitën më të mirë
strategjike në Rrafshin e Dukagjinit, në udhëkryqin Pejë-Rozhajë,
Pejë-Mitrovicë dhe Pejë -Prishtinë. Pati reagim nga më të ndryshmet për këtë
shkelje të shenjtërisë së varreve, por kot. Eshtrat e shqiptarëve-martirë, të
pushkatuar nga ushtria serbe, islamikët ua hodhën qenve apo i mbuluan me
themelet e xhamisë.
Romët
nuk kishin xhami. Shumica festonin festat e tyre pagane që i kishin sjellë nga
rrugëtimi i tyre i largët. Por pse islamikët ua ndërtuan xhaminë mbi varre të
shqiptarëve të pushkatuar? Si guxuan? Flitet se për këtë objekt u dhanë dhe u
morën shumë para nën dorë.