Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Xhamia e romëve në Pejë mbi varret e shqiptarëve të pushkatuar

| E merkure, 30.10.2024, 07:58 PM |


Xhamia e romëve në Pejë mbi varret e shqiptarëve të pushkatuar

Nga Gani Mehmetaj

Xhaminë e romëve në periferi të Pejës, islamikët e ndërtuan mbi varret e shqiptarëve të pushkatuar me 1912-13. Xhamia e romëve është ndërtuar në pozitën më të mirë strategjike në Rrafshin e Dukagjinit, në udhëkryqin Pejë-Rozhajë, Pejë-Mitrovicë dhe Pejë -Prishtinë. Pati reagim nga më të ndryshmet për këtë shkelje të shenjtërisë së varreve, por kot. Eshtrat e shqiptarëve-martirë, të pushkatuar nga ushtria serbe, islamikët ua hodhën qenve apo i mbuluan me themelet e xhamisë.

Romët nuk kishin xhami. Shumica festonin festat e tyre pagane që i kishin sjellë nga rrugëtimi i tyre i largët. Por pse islamikët ua ndërtuan xhaminë mbi varre të shqiptarëve të pushkatuar? Si guxuan? Flitet se për këtë objekt u dhanë dhe u morën shumë para nën dorë.