Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Myslimanët e Ballkanit janë sllavë
E shtune, 11.01.2025, 07:58 PM
Myslimanët e Ballkanit janë sllavë
Nga
Gani Mehmetaj
Dikur
myslimanë deklaroheshin vetëm boshnjakët sllavë (Bosnjë Hercegovinë), torbeshët
(makedonski muslimani) dhe ndonjë deledash. Asnjë i deklaruar mysliman nuk
fliste shqip. Për herë të parë me 1971 myslimanët u futën në kategorinë e
kombit. Ishin komb, nuk ishin besim fetar.
Pra
Jugosllavia pranonte gjashtë kombe sllave ( slloven, kroat, serb, mysliman,
maqedon, malazez) dhe dy kombësi jo sllave: shqiptarët e hungarezët.
Edhe
në shekullin XIX kronistët nga Perëndimi tregonin për shqiptarët të vetmit që e
deklaronin kombin, përderisa sllavët në Serbi, Bullgari e Mal të Zi, në vend të
kombësisë e deklaronin fenë. Komb nuk kishin.
Në
ish hapësirën e Jugosllavisë janë formuar shtetet me kombet “kushtetuese” të
vitit 1971. Vetëm Dardania e bëri shtetin me shqiptarë, që përbenin mbi 95 për
qind të popullatës.
Rrjedhimisht
të gjitha partitë politike shqiptare e kishin kryetarin dhe kryesinë shqiptare,
ndërsa serbët, myslimanët, hashkalitë, romët etj, kishin partitë e tyre.
Për
herë të parë në histori një kryetar partie shqiptare (LDK), tha se është
mysliman.
Kështu
Lidhja Demokratike e Kosovës, dikur partia më e madhe shqiptare në Ballkan, u
gdhi me kryetar mysliman sllav të deklaruar, sepse komb mysliman jo sllav nuk
ka.
Lidhja
Demokratike e Kosovës e heshti këtë skandal, e heshti edhe shkeljen e laicizmit, Dardania është shtet laik, nuk është shtet islamik, kisha e xhamia
janë të ndara nga shteti.