Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Me aleancën Zagreb-Sarajevë Prishtinë, kundër aleancës Edogan-Vuciq-Dodik dhe “Ballkanit të Hapur”?
E hene, 16.12.2024, 06:54 PM
Me aleancën Zagreb-Sarajevë Prishtinë, kundër aleancës Edogan-Vuciq-Dodik dhe “Ballkanit të Hapur”?
Nga
Gani Mehmetaj
Presidenti
turk Erdogan në vizitën ballkanike takoi serbin Vuciq dhe serbin tjetër të
Bosnjës Dodik. Shpërfilli Kosovën, Bosnjën boshnjake e kroate, shpërfilli edhe
Kroacinë.
Turqia
e Serbia, nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e fabrikës së armëve në Beograd.
Kundër
kujt do të përdorte këto armë Serbia? Kundër Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjë
boshnjake e kroate. Vetëm këto shtete i kërcënon me luftë.
Edi
Rama i Shqipërisë londineze, e bëri aleancën me Serbinë, me “Ballkani e hapur”
kundër Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës boshnjake e kroate.
Vizitat
e kryeministrit Kurti në Sarajevë e Zagreb, a mos janë përvijim i linjës tjetër
me Kroacinë dhe Bosnjën kundër aleancës Erdogan- Vuciq-Dodik dhe “Ballkanit të
hapur”.