Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Me aleancën Zagreb-Sarajevë Prishtinë, kundër aleancës Edogan-Vuciq-Dodik dhe “Ballkanit të Hapur”?

| E hene, 16.12.2024, 07:54 PM |


Me aleancën Zagreb-Sarajevë Prishtinë, kundër aleancës Edogan-Vuciq-Dodik dhe “Ballkanit të Hapur”?

Nga Gani Mehmetaj

Presidenti turk Erdogan në vizitën ballkanike takoi serbin Vuciq dhe serbin tjetër të Bosnjës Dodik. Shpërfilli Kosovën, Bosnjën boshnjake e kroate, shpërfilli edhe Kroacinë.

Turqia e Serbia, nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e fabrikës së armëve në Beograd.

Kundër kujt do të përdorte këto armë Serbia? Kundër Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjë boshnjake e kroate. Vetëm këto shtete i kërcënon me luftë.

Edi Rama i Shqipërisë londineze, e bëri aleancën me Serbinë, me “Ballkani e hapur” kundër Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës boshnjake e kroate.

Vizitat e kryeministrit Kurti në Sarajevë e Zagreb, a mos janë përvijim i linjës tjetër me Kroacinë dhe Bosnjën kundër aleancës Erdogan- Vuciq-Dodik dhe “Ballkanit të hapur”.